Referuar medias spanjolle “Diario Sport”, Lionel Messi u përpoq të bindë Neymar të mos largohej nga Barcelona, duke i tëhën atij: “Do të të bëj ty fitues të ‘Topit të Artë’”.
Një një tentativë të fundit nga ana e Messi dhe Luis Suarez, për të bindur Neymar të mos largohej në drejtim të PSG, dyshja blaugrana mori 25-vjeçarin dhe e zhvendosën të veçuar në një anë të hotelit “Sheraton Parsippany” në New Jersey aty ku ekipi katalanas ishte stacionuar në vigjilje të ndeshjes kundër Juventus, në “Metlife Stadium” gjatë muajit korrik. Sipas Ivan San Antonio të “Sport”, Messi i tha Nemar-it: “Çfarë kërkon? Dëshiron të bëhesh fitues i ‘Topit të Artë’? Unë do të bëj ty fitues të ‘Topit të Artë’”.
Kjo ishte lëvizja e madhe dhe e fundit nga ana e Messi për të bindur Neymar të qëndrojë, duke premtuar të zhvendosë asaj kohe shokun e tij të ekipit më shumë drejt proxhektorëve dhe qëndrës së vëmendjes. Gjithçka nënkuptonte që braziliani do të mund të ekzekutonte më shumë goditje dënimi dhe penallti, për tu vendosur më në qendër dhe për të patur mundësinë të jetë autor i finalizimeve të sulmeve të Barcelonës, me Messi të gatshëm të shndërrohej më shumë në organizator.
Vetëm pak momente pas ofertës së Messi, braziliani Neymar shënoi dygolësh në ndeshjen miqësore ndaj Juventus, ndërkohë që Messi qëndroi më shumë në hije, duke mbajtur të angazhuar mbrojtësit bardhezinj, dhe lehtësuar punën e O Ney në driblime dhe finalizimet përtej Buffon.Por, pavarësisht performancës gjeneroze dhe altruiste të Messi, si dhe të deklaratës së tij përpara ndeshjes, Neymar e kishte ndarë mendjen e tij, duke qenë tashmë bashkë me Cristiano Ronaldo, rivali më i madh i Messit në garën për trofetë individual në futboll.
Messi numëron tashmë pesë ‘Topa të Artë’, me Cristiano Ronaldo që është favorit për fitimin e titullit të këtij viti, por me Neymar gati të hyjë në garë për vitin 2018, duke parashikuar që të jetë protagonist kryesor me Brazilin në Kampionatin Botëror, “Rusi 2018”.
