“Messi” i vogël detyrohet të ikë nga Afganistani prej kërcënimeve

Elton Tafaruci

Familja e djalit afgan të njohur në të gjithë botën për bluzën e tij plastike që mbante emrin e Leo Messit, është larguar nga vend i tij. Kjo ka ndodhur për arsye sigurie, pasi pas famës së djalit të vogël ata janë kërcënuar.

Babi i tij tha për CNN se janë detyruar të largohen nga Afganistani si shkak i telefonatave të shumta mbi djalin e tyre.

“Më kanë telefonuar me numër anonim duke më thënë se përse po e mësoj djalin tim të luajë futboll në vend që ti flas për Kuranin’’.

Ai shprehet se ata zgjodhën të largohen në Pakistan pasi Afganistani nuk është më një vend i sigurtë për atë dhe fëmijët e tij.

Murtaza Ahmadi u kërkua dhe u gjet pas publikimit të një fotografie me bluzën e improvizuar prej plastmasi. Ishte e vështirë gjetja e djalit pasi fotografia ishte vetëm me shpinë, por përkushtimi virtual bëri të mundur gjetjen e tij.

Por kjo famë që i solli bluza e tij unike ka ndihmuar edhe kërcënuesit që ta identifikojnë dhe ta detyrojnë të largohet nga zona me konflikte të shumta të armatosura.

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *