“Messi ishte fantazmë. Barcelona, si Crotone”

Ornela

Shtypi botëror u shokua nga dështimi i Barcelonës ndaj Romës dhe nga “zhdukja” e yllit të katalanasve, Leo Messi.

Sipas gazetave sportive, merita ishte e gjitha e Romës, që bëri Barcelonën të dukej si Crotone.

Gazzetta dello Sport: “Mbrëmje e mrekullueshme. Në fillim, nuk e besonte askush. Roma shënoi tre gola pa vuajtur fare. Me një Dzeko stratosferik, me një Manolas homerik dhe një Di Francesco që shndërroi ëndrrën në realitet. Roma është mes 4 më të mirëve të Europës.

Corrierre dello Sport: “Një Romë përrallore. Pas një ndeshjeje fantastike, unike dhe speciale, Dzeko dhe shokët e tij i dhanë tifozëve një fitore të çmendur. Një 3-0 që turpëron Barcelonën e Messit. Meritë e të gjithëve dhe veçanërisht e Di Francescos, që zbriti në fushë me një 3-5-2 që bllokoi Barcelonën. Punën ia bëri të lehtë edhe “fantazma Messi”, i cili u kufizua nga lëvizjet perfekte të mbrojtjes së Romës”.

L’Equipe: “Në Romë u pa një Romatadë. Pasi përmbysi humbjen 4-1 ndaj PSG, Barcelona provoi se çfarë do të thotë të të përmbysin rezultatin. Roma arriti të pamendueshmen duke u kualifikuar në gjysmëfinale, ndërsa Barcelona nuk njihej”.

Olé: “Një ekip që nuk lufton për titullin në një vend që as nuk do të shkojë në Botëror, lë jashtë Champions-it Barcelonën. Goditje e rëndë për Messin. Çfarë i ndodhi Barcelonës? Një rënie forme në momentin kyç të sezonit. Përveç Ter Stegenit, asnjë lojtar i skuadrës katalanase nuk u paraqit mirë”.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Shitje ndeshjeje nga drejtuesit e Barcelones.
    UEFA merret me Skenderbeun tone e nuk merret me ndeshjen e mbremeshme.
    E shitur.
    Pa mohuar meritat e Romes, nuk ka mundesi qe Barcelona te luante ashtu. Te luante vetem Pike, e portieri, duke i kthyer topin njeri tjetrit. Askush nuk i dha nje top Mesit , qe te bente ate qe nuk e ben askush.
    Kushedi sa miliona euro kane fituar drejtuesit e Barcelones ne baste.
    Turp, per UEFA-n qe nuk i gjykon per trukimin, turp per Barcelonen qe zhgenjeu tifozat e saj.

    • Barcelona e shiti ndeshjen ne Rome po aq sa e shiti edhe Juventus ndeshjen me Real Madridin ne Torino.
      Ngushellime!

  • Ua c’na bete te qeshim!

    Makaronexhinjte dhe breshkaxhinjte e Romes fundosen Barcelonen, thjesht nenvleftesim nga lojtaret per futbollistet e Romes, katunare dru me pre me breke neper kembe, Roma nje ekip me financa sa nje e dhjeta e Barcelones, por ndikoi edhe Stadio Olimpico me permasa tejet te vogla qe nuk te lejon te luash le shume pasime sic eshte mesuar Barcelona,

    sepse:

    Mua mu kujtua ndeshja e Shqypnise me Panajot Panon me Gjermanine e Franz Beckenbauerit qe e fitoi Shqypnia ne fushen me gropa te Stadiumit Kombetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *