Messi luan ndeshjen e parë me PSG, Mbappe i ‘errëson’ debutimin

redaktor

 

Për herë të parë në karrierën e tij, Leo Messi doli në fushë me një fanellë ndryshe nga ajo e Barcelonës.

Është minuta e 66′ kur argjentinasi debuton me fanellën e PSG. Pochettino vendos ta aktivizojë në vend të Neymar.

Sa i përket ndeshjes, në javën e katërt të kampionatit francez, skuadra pariziene fitoi 2-0 ndaj Reims falë golave të Mbappe-s në minutat 16′ dhe 64′.

Në katër javë kampionat, skuadra e Psg kryeson e vetme me 12 pikë ndjekur nga Angers me 10 pikë.

n.s. / dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *