Messi mesfushor? Pique nuk është aspak kundër

Gazeta Dita

“Goal.com” ka shkruar prej disa javësh se Lionel Messi mund të ndryshojë sërish pozicion, duke u kthyer edhe më mbrapa. Ideja është që argjentinasi mund të zërë vend në mesfushë me sistemin 4-3-3 ose 3-4-3, si një mundësi për të zgjatur më shumë vitet si profesionist.

Kjo, në fakt, bie ndesh me “gjetjen” e rivalit të “Pleshtit”, Cristiano Ronaldo, i cili po bën të kundërtën. Nga lojtar krahu, për të zbehur ndikimet e moshës, portugezi është kthyer në sulmues qendre, duke hequr dorë nga nisja e aksioneve, driblimet, “ecejaket” e tij tipike apo gjëra të ngjashme me këto.

Messi te Barcelona e ka nisur si sulmues krahu, për t’u kthyer më pas në sulmues të fshehtë (nga trajneri Pep Guardiola). Me kalimin e viteve, ai është kthyer sërish në krah dhe, sidomos në sezonin e fundit, ka marrë detyrën e një organizatori. Kjo pritet të bëhet më konkrete me trajnerin e ri të katalanasve, Ernesto Valvderde, lidhur edhe me faktin se ai preferon sistemin me katër mesfushorë.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *