Lionel Messi nuk do ta firmosë kontratën e re me Barcelonën deri në mbylljen e merkatos së verës, pasi do të shohë se cilat do të jetë përforcimet që skuadra “blaugrana” do të bëjë, para se të hedhë firmën. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle “Marca”, që ka thënë se “pleshti” nuk do të hedhë të zezën mbi të bardhë, pa parë më parë lëvizjet që Barcelona do bëjë në merkato, për të parë përforcimet dhe të shohë nëse skuadra e re do të jetë po aq kompetitive si më parë.
Suares-Neymar-Messi, MSN e famshme tashme nuk ekziston me
Merkatoja e verës ka qenë shumë zhgënjyese për ekipin katalanas, sidomos pas largimit të sulmuesit brazilian Neymar, që u transferuar te PSG për shumën e 222 milionë eurove. Ky largim e ka dobësuar shumë ekipin e Barcelonës, sidomos pas dëmtimit edhe të Luis Suarez, që do të mungojë një muaj. Skuadra e trajnerit Valverde zhgënjeu në të dyja ndeshjet e Superkupës ndaj Real Madrid, duke u mundur në të dyja takimet dhe humbi trofeun e parë sezonal. Drejtuesit e klubit spanjoll shpresojnë që të afrojnë një tjetër brazilian, Philippe Coutinho nga Liverpool, por ky transferim duket i vështirë për t’u realizuar.
“Pleshti” nuk do të hedhë të zezën mbi të bardhë, pa parë më parë lëvizjet që Barcelona do bëjë në merkato, për të parë përforcimet dhe të shohë nëse skuadra e re do të jetë po aq kompetitive si më parë
Messi ka mbetur i zhgënjyer nga merkatoja e këtij viti, ndërkohë që prej disa ditësh qarkullojnë zërat se Manchester City është gati të paguajë klauzolën prej 300 milionë eurosh, për ta marrë që këtë verë sulmuesin argjentinas. Ndaj Messi nuk është më i kënaqur te Barcelona, duke shtyrë për në shtator firmosjen e kontratës së re, e cila skadon verën e ardhshme. City, që drejtohet nga Pep Guardiola, është gati të paguajë klauzolën për ta marrë që këtë verë sulmuesin, që duket se është në kërkim të një aventure të re.
