Messi: Nuk jemi favoritë në Botërorin e Rusisë

DITA Online

 

Lionel Messi minimizon shanset e Argjentinës në Kupën e Botës së kësaj vere, megjithëse këmbënguli se gjigantët e Amerikës së Jugut janë një ekip i madh dhe do të përballen me dinjitet në Rusi.

Nënkampionia e Botës në fuqi, që doli e dyta në Botërorin e Brazilit, para katër viteve, Argjentina, i shtoi përgatitjet e saj për turneun e Rusisë, që starton muajin e ardhshëm, me një fitore 4-0 me Haitin, në Buenos Aires, të martën.

Messi shënoi tre gola, i ndihmuar nga Sergio Aguero për ta kompletuar “pokerin” në këtë miqësore ndërkombëtare.

Argjentina do të përballet me Izraelin më 9 qershor, përpara se të shkojë kokë më kokë me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë në Grupin D të Kupës së Botës, ku kampionët kryesorë: Gjermania, Brazili, Franca dhe Spanja, janë ndër favoritët.

Messi tha se Argjentina nuk është ndër favoritët për ta fituar trofeun, edhe pse të besuarit e Jorge Sampaolit do të jenë në kërkim të Kupën së tretë Botërore.

Unë jam shumë mirënjohës për të gjithë njerëzit, kemi ndier gjithmonë mbështetjen e të gjithëve, jo si herë të tjera, që kemi marrë fyerje, – tha Messi, i cili me kombëtaren ka shënuar 64 gola.

– Ne të gjithë shkojmë në Rusi për të njëjtën arsye, fitimin e Kupës së Botës. Kjo është ëndrra jonë, e vendit që përfaqësojmë. Ne nuk jemi favoritë, por jemi shumë të mirë. Po stërvitemi dhe përmirësohemi dita-ditës. Kemi lojtarë të mirë dhe po bëhemi më të fortë, për të luftuar si të barabartë me të gjithë”.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” shtoi më tej: “Në një Kupë Bote, logjika thuajse nuk materializohet kurrë. Ne duhet të synojmë të fitojmë ndeshjen e parë, e cila është më e rëndësishmja, sepse do të na japë paqe mendore. Askush të mos ketë dyshime se do të provojmë gjithçka, siç na pyesin gjithmonë njerëzit. Ne po shkojmë me një skuadër të madhe, që po bëhet e fortë edhe në nivel individual. Po përballemi me një mundësi të bukur dhe do të kërkojmë maksimumin”.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *