Messi: Nuk rivalizoj me Cristiano Ronaldon

redaktor

“Unë nuk rivalizoj me Cristiano Ronaldon, objektiv kam titujt”. I vetmi sulmues që mund të konkurrojë portugezin është pikërisht ai, Lionel Messi, por argjentinasi preferon ta shikojë këtë garë në një tjetër këndvështrim.

“Bëj vetëm punën time dhe për mua nuk ka asnjë rëndësi rivaliteti me të tjerët sepse më e rëndësishme është të fitoj tituj. Nuk e di cili është vendi im në botën e futbollit dhe nuk e kam menduar ndonjëherë sepse më pëlqen vetëm të luaj dhe kaq”, shprehet “pleshti”.

Është i qartë dhe i prerë 4 herë fituesi i “Topit të Artë” në lidhje me këtë temë. Në vijim ai përqendrohet te cilësitë që po shfaq Neymar, duke u shprehur se ndoshta një ditë ai do të jetë një nga lojtarët më të mirë të planetit pasi gëzon shumë cilësi.

Por si është të luash përkrah brazilianit? Numri 10 e pranon se gjatë këtij sezoni po kuptohet më mirë me shokun e repartit. “Jemi spostuar më afër portës në krahasim me vitin e shkuar. Neymar është një lojtar i madh dhe për mua është kënaqësi të luaj me të. Kam një marrëdhënie të mirë si brenda ashtu edhe jashtë fushës pasi është një djalë i shkëlqyer”.

Me Luis Enriquen loja e Barcelonës ka ndryshuar, por a ndihet komod Messi me modulin e ri? “Tani kam më shumë liri në lëvizje. Ia kam kërkuar trajnerit që të lëviz në çdo cep që të pasoj sa më shumë topa dhe të çoj skuadrën përpara në zonën e rreptësisë”, tha argjentinasi.

Në fund, sulmuesi sqaron edhe çështjen e mungesës në kombëtare për miqësoren me Argjentinën, duke saktësuar se trajneri nuk i ka kërkuar të mos vihet nën urdhrat e Tata Martinos.

Share This Article
1 Comment
  • GJENIU nuk ka brire por …..ka fytyren dhe sjelljet e MESSIT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *