Pas fitores tenistike me Granadan në “Camp Nou”, futbollistë të ndryshëm të Barcelonë kanë lënë mesazhe në rrjetet sociale, ku spikat pa dyshim Lione Messi. Ylli argjentinas, i cili kaloi shifrën e 400 golave në karrierë, ka dashur ta ndajë me të gjithë fansat e tij në Facebook këtë arritje personale.
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të kisha një sukses të tillë në karrierën time. I vlerësoj të gjitha komplimentet tuaja për 400 golat e mi me Barcelonën dhe kombëtaren e Argjentinës”.
Mesazhin e tij Messi e mbyll me premtimin: Do të vazhdojë të punoj fort për të shënuar sa më shumë gola. Një përqafim për të gjithë.”
Nuk munguan me mesazhet e tyre futbollistët e tjerë katalanas, ndër të cilët edhe Andres Iniesta, i cili kujton se Barcelonën e pret një ndeshje e madhe në Champions League ndaj Paris Saint Germain.
