Messi shënon gol, anglezët Ferndinand e Lineker nuk përmbahen (Video)

J L

Nuk duhet të jesh argjentinas, spanjoll apo thjesht tifoz i Barcelonës, për të qënë një fans i Leo Messit.

Sulmuesi ka bërë për vete miliona njerëz në të gjithë botën me spektaklin që dhuron në fushën e lojës ku e fundit ka qënë goditja e dënimit që solli golin e tretë të skuadrës katalanase kundër Liverpool.

Tifozë të çmendur të Messi-t janë edhe dy emra të mëdhenj të futbollit anglez, Rio Ferdinand dhe Gary Lineker.

Të pranishëm në “Camp Nou” si komentatorë të rrjetit “BT Sport”, ata nuk janë përmbajtur me festën e tyre pas golit të tretë të argjentinasit. Kjo lidhet edhe me të shkuarën e tyre si futbollistë dhe rivalë të Liverpool.

Lineker ka luajtur me Evertonin dhe Barcelonën, ndërsa Ferdinand me Manchester United.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *