Messi shijon muajin e mjaltit në Karaibe me bashkëshorten mahnitëse, Suarez dhe gruaja e tij nuk i ndahen

Gazeta Dita

30 qershori ishte dita e fundit si beqar i Lionel Messi-t pasi u martua me nënën e dy fëmijëve të tij, Antonella Roccuzzo. Por pas gati dy javësh ka vend edhe për muajin e mjaltit para se futbollisti t’i bashkohet grumbullimit me Barcelonën.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” po pushon së bashku me Antonellë-n në Karaibe dhe në fotot e shkrepura nga reporterët duket se po ia kalon shumë mirë ditët e para me statusin ‘i martuar’.

Të dy kishin buzëqeshje të ndezura në fytyrat e tyre pasi loja me rërë në plazh po i zbaviste shume. Ajo që bie në sy është se shoku i tij në skuadrën e Barcelonës, Luis Suarez, ‘nuk po i ndahet’ yllit argjentinas.
Suarez me familjen e tij kanë qenë praktikisht ku do që ishte edhe Lionel Messi.

Para se të mbahej ceromia e martesës futbollistët pushonin së bashku me familjet e tyre në Ibiza, ku shoqëri iu bënte edhe Cesc Fabregas. Më pas fotot në rrjetet sociale tregonin se dy nga tre sulmuesit e frikshëm katalanas kaluan gati çdo ditë bashkë. E së fundmi edhe në Karaibe.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *