Messi tani beson: Ndiej se është botërori i Argjentinës

anazapta

Lionel Messi ka ruajtur gjithmonë profilin e futbollistit të përmbajtur në deklarata, një kostum që i shkon pasi është mësuar që gjithmonë të flasë me gjenialitetin në fushën e blertë, por pas kualifikimit të Argjentinës mes 8 skuadrave me të mira në Brazil 2014 edhe ylli i “La Sellecion” zhbalancohet duke paralajmëruar rivalët e ngrohur akoma më tepër zemrat e tifozëve të Albicelestes.

“Ndiej që ky mund të jetë botërori i Argjentinës, për vetë formën në të cilën jemi por dhe për mënyrën se si kemi arritur deri këtu. Kemi ditur të vuajmë dhe kemi edhe fatin në krahun tonë”, thotë “pleshti”.

Sfida ndaj Zvicrës rezultoi jashtëzakonisht e vështirë për skuadrën e Sabellas, që i shpëtoi lotarisë së 11-metërshave ku gjithçka mund të ndodhte vetëm në minutën e 118 falë golit të Di Marias, por Messi evidenton aspektet pozitive të 120-minutëshit përballë skuadrës europiane.

“Bëmë gjithçka për të mbajtur gjallë shpresën, pasi kombëtarja jonë nuk meritonte të shkonte në shtëpi, askush nuk e priste diçka të tillë. Ai ndaj Zvicrës është një sukses që na jep shumë forcë për të avancuar më tej në këtë turne”, përfundoi Messi.

 

Share This Article
2 Comments
  • ca thu mor Mesi tu rrit mendja me duket. ske faj ti mor vlla fajin e ka shaqiri qe sta futi… pershendetje l.sh.

  • Por car SHAL-QIRI ore mik ,po ai shal-qiri ishte si debil se nuk u pa fare ne pjesen e dyte se kishte agjeruar si mysli-MAN-car qe eshte .
    shqip-folesit e zvicres jane mecenare dhe me mercenaret kurre nuk behet ushtri jo te fitosh betejat se per luftrat ata ngelen ashtu sic edhe iken si te dhjere me bisht nder shale si qen te rrahur .
    MESSI eshte gjeni dhe nuk eshte SPURDHAK si ty ,por edhe po e eleminoi Belgjika ,nuk eshte cudi e madhe sepse qysh se une ndjek futboll ,nuk kam pare kurre qe nje kombetare ta mbaje mbi shpine nje lojtar si MESSI qe ben ,mbrojtesin ,presinguesin ,rikuperuesin e topave ,sulmin ,goditjet e kendit ,goditjet e lira dhe shenimin e goave .
    Hidhi njie veshtrim KOMBETARES SE ARGJENTINES 1978 kur mori boterorin e mbushur me YJE si Fillol,Olguin, Galvan ,Passarella,Tarantini,Ardiles,Gallego ,Ortiz,Bertoni ,Kempes qe edhye pse shenoi ishte me i dobeti nder ata yje ,dhe Luque .
    Hidhi gjthashtu nje veshtrim Argjentines se 1986 me Pumpidu,Cuciuffo,Ruggeri ,Olarticoechea,Giusti,Batista,Burruchaga ,Enrique ,MARADONA , Valdano,Brown ,dhe te 2 keto kombetare krahasoji me kete te sotmen e Argjentines e per me teper qe trajner eshte nje idiot si Sabella dhe nuk ka me as LUIS MENOTTI dhe as Carlo BILARDO .
    S’mundet vetem MESSI me DI MARIAN dhe me MASKERANO qe te mbaje mbi shine LAVECRAT -KASTRAVECAT dhye bHIGUAINET apo debilat e mbrojtjes .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *