Messi: Tani dua finalen e Championsit në Berlin

redaktor

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka fiksuar një takim për 6 Qershorin e ardhshëm, dëshiron të jetë në fushë në Berlin ku do të zhvillohet finalja e Champions League për sezonin 2014-2015. Që prej finales së “Wembley” në vitin 2011 ku mposhti Manchester United, skuadra katalanase nuk i ka shkuar më deri në fund kompeticionit më madhor për klube, dhe ta bëjë një gjë të tillë gjatë këtij sezoni është objektivi kryesor i Messi-t, por edhe i armatës së drejtuar nga Luis Enrique.

“Objektivët tanë në çdo sezon nuk ndryshojnë. Të fitojmë trofe dhe të shfaqim një futboll të bukur është kjo ajo c’ka dëshirojmë. Sezonin e kaluar dështuam dhe nuk duam që të përsëritet dicka e tillë”.

Me një përforcim të madh në skuadër si Luis Suarez, Barcelona dhe Messi kërkojnë të hedhin pas krahëve dështimet e tre sezoneve të fundit në Champions League.

Në Champions-in e fundit, blaugranat u eliminuan në çerekfinale nga Atletico Madrid, që më pas u thye në finalen e madhe të Lisbonës nga Reali. “Ne nuk do të kërkojmë hakmarrjen për dështimin e sezoneve të fundit në Champions por thjesht dëshirojmë të luajmë sërish në një finale të kompeticionit të kampionëve.

Këtë sezon do ta provojmë sërish për të mbërritur deri në fund të turneut me shpresën se mund të jemi ne ata që mund të ngremë lart trofeun në Berlin. Për të na dhënë një dorë në këtë objektiv tonin në skuadër ka mbërritur Luis Suarez, një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme, që do të na ndihmojë shumë. Me të do të jemi edhe më të fortë si skuadër, por mbi të gjitha do të kemi më shumë opsione në sulm”, tha argjentinasi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *