Messi: Triumfi në Bernabeu shans për të fituar titullin

anazapta

Lionel Messi mendon se derbi kundër Real Madridit është një mundësi e mirë që Barcelona të ngushtojë diferencën e pikëve me Mbretërit dhe të futet në garë pë të fituar titullin. Kampioni aktualisht gjendet katër pikë prapa liderit dhe në rast fitoreje në Santiago Bernabeu do ta ngushtonte diferencën në një pikë, ndërkohë që Los Blancos do t’u konvenonte edhe barazimi. “Ne kemi një mundësi unike që të afrohemi me Madridin dhe Atleticon. Ne po e vizitojmë Madridin që është një ekip i shkëlqyer”. “Do të jetë jashtëzakonisht vështirë, por varet nga ne dhe ne mund t’ia dalim”, citon Marca fjalët e 26-vjeçarit. Më pas, argjentinasi ka folur rreth të ardhmes së tij: “Qëllimi im është që të pensionohem këtu. Derisa njerëzit të më duan këtu, unë do të vazhdoj të luaj për Barcelonën”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *