Lionel Messit i intereson dënimi i Ronaldos

Dita

Lionel Mesi duket se është duke pritur lajme të mira nga Federata e Futbollit në Spanjë.

Ylli argjentinas, me dy golat e shënuar ndaj Elçes, ka arritur në kuotën e 21 golave dhe kjo e motivon ekstra atë dhe jo pa arsye.

“Pleshti” tani ndodhet shtatë gola larg kryesuesit Kristiano Ronaldo dhe një dënim i mundshëm i portugezit pas kartonit të kuq do t’i leverdiste argjentinasit.

Në rast se do të dënohej Ronaldo me tri apo katër ndeshje, Mesi do të ketë përballë skuadra si Vilareal, Bilbao, Levante dhe Malaga, ku do të synojë të shënojë sa më shumë gola për ta zënë Ronaldon ose ta kalojë atë në renditje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *