Mësuesi kapet duke dhunuar brutalisht të miturin (VIDEO)

Dita

Mësuesi i një shkolle fillore në Uttar Pradesh të Indisë, ka rrahur brutalisht një nxënës, që nuk kishte kryer si duhet detyrat e shtëpisë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar mësimdhënësin e paemëruar, teksa qëllonte me grushte dhe e rrëzonte në dysheme fëmijën që besohet të jetë dhjetëvjeçar.

Pasi ngrihet në këmbë, nxënësi qëllohet disa herë me shpulla në faqe, teksa shokët e klasës shikojnë të tmerruar.

Rasti që ka ndodhur në këtë paralele të klasës së shtatë, është duke u hetuar nga Policia dhe mësuesi me sjelljet agresive pritet të dalë para drejtësisë.

https://youtu.be/QAfTnmEpO0Y

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *