Mësuesi rreh barbarisht nxënësit në Bulqizë, 4 janë rëndë

redaktor

Një ngjarje e paprecendet ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare të “Orzhanovës” në Ostren të Bulqizës, ku nxënësit e klasës së katërt janë rrahur nga mësuesi i tyre Agim Muça.

Si pasojë e dhunës, 4 prej nxënësëve kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë. Kanë qenë mësuesit e tjerë të shkollës ata që denoncuan dhunën barbare ndaj fëmijëve të tyre.

Menjëherë pas denoncimit, përfaqësues të Drejtorisë Arsimore të Bulqizës kanë mbërritur pranë shkollës dhe kanë pushuar nga puna mësuesin Adil Muça.

Rastet e dhunës së mësuesve ndaj nxënëseve në shkollat shqiptare, janë jo pak të përsëritura, por rasti në fjalë kërkon vëmendje maksimale nga Ministria e Arsimit e cila duhet të marrë masa.

Share This Article
3 Comments
  • nuk e di sa e vertete eshte kjo ngjarje,por nese eshte e tille(pra e vertete) do ti te thoja qe atij mesuesi i lumte dora se ai kot nuk i ka goditur.Ky brez qe po rritet sot ne kete pseudo-demokraci e ben hak me shume se sa ti rrahish…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *