Mësuesit e harruar të Diasporës

DITA Online

Nga Anila Kadija*

Ku janë të gjithë mësuesit e Diasporës? Ku është armata që edukon shqip brezat përtej Adriatikut? Meritonin të gjithë një listë më vete. Ju i njihni mirë, nuk ishte e nevojshme të vinin emrat me postë.

Ju z.Pandeli Majko shtrënguat duart tona kur ne ju pritëm në shkollat tona, kudo nëpër botë. Ishte kaq e vështirë që të gjithëve t’ju jepej vendi i nderit pa krijuar idenë që si gjithmonë, që kush ngre zërin, kush punon me pasion e i dedikohet amtësisë lihet në pritje? Modestia është një ndjenjësi të cilën akoma nuk po e vlerësojmë për fat të keq.

E pa pranueshme dhe hipokrite kur vendin e nderit, në një Samit Diasporë, nuk e meritojnë të gjithë mësuesit e saj real që operojnë me fisnikëri kudo. Hapja e një shkolle shqipe nuk është vetëm gjetja e një vendi ku do të mblidhen fēmijët apo e një fondi është mbi të gjitha figura e një mësuesi me të gjitha cilësitë dhe nivelin arsimor, të cilat, bëjnë të mundur vazhdim e një procesi mësimor jo me numra fantazma apo me shkolla që hapen dhe mbyllen siç dalin këpurdhat pas shiut dhe pastaj zhduken. Për këtë armatë mësuesish dhe shkollash Diaspore e kam fjalën unë.

Nuk do ta kishit aspak të vështirë ti gjenit dhe ti renditnit si Nder i Kombit. Nuk kërkoi shpërblime ekonomike kjo armatë nga ju i nderuar, ne gjithmonë kemi shpenzuar nga xhepi edhe kur vijmë të ftuar në Shqipëri. Nuk është ky ngërçi i një mësuesi të thjeshtë dhe nuk ka për të qenë ndonjëherë e pohoj me bindje.

I kam takuar nëpër Seminare pune prej vitesh ,ku bëhemi një familje e madhe kulture, kam ndarë dhe ndaj çdo të shtunë me kolegë të mrekullueshëm, ku qajmë edhe hallet me njëri tjetrin pasi emigracioni është një përbindësh i cili nuk mbron askēnd. Ne po presim një falënderim të vonuar nga vendi ynë pasi shumë prej nesh nuk e kanë në moton e punës dhe as kohën “e lirë” të udhëheqin direktiva apo manovra.

Ne thjeshtë punojmë dhe shpërndajmë ndër breza gjuhën e nënës. Nëse kjo nuk vlerësohet në mënyrë të barabartë, si pa dashje paragjykohet punën jonë pa limit kohe dhe kufijsh.

*Gazetare në mediat e diasporës dhe mësuese e gjuhës shqipe në diaspore prej 10 vjetësh.

Itali/Londër

Share This Article
5 Comments
  • Me te lumte ajo pene e nderuara Anila Kadija.
    Vini gishtin ku dhemb plaga.

    Ai aktivitet vertet,nuk vleresoi kryesoret aktiviste, sidomos per arsimin me ate pune koklosale qe kane bere e bejne.mesuesit ne emigracion. Vetem ne Toronto, jane mbi 10 shkolla sa mesues te aktivizuar ka vite dhe mire qe u permend nje ;Ardiana Bejko.te pakten te kishin vene te nderuaren mesuese nga me veteranet ketu si; Nikoleta Kostandini krye tyre,sa:Rajmonda Dema,Pavlina Muca, Evjgjeni Xhakolli, Mariana Dhima Astrit Xjemali, Merita Alushi Drita plane me Tefta Tahirin e Afrim e Nesim Gashin e tj,,qe une i kam falenderuar dhe i falenderoj, sa bejne.
    I pari ne ate Samit duhej te ishte permendur Mesuesi Permetar Dashamir ,qe mbi 15 vjet krye shkollave ne Selanik,ku dhe do ndahej nga jeta kre detyres poara dy vitesh. Mire qe Rrehthi permetit(Veteranet)i bene nderimet e duhura te ndieri,Dashamir Zace. Faleminderit gazetarit Abdurrahim Ashiku,per shkrimet bere per mesuest Dasamir Zace.sa te tjeret mesues te asaj zone.Une nga Toronto e kanadase kam shkruar vazhdimisht,deri emisione ne R/Tirane, se jane per t’u lavderuar sa duhet vemendie dhe kujdes, nga qeverite tana.Sa per ambasadorin ne Otava Z.,Ermal Muca, i jemi shume mirenjohes.pa harruar Ilir Lenen me Tv “Pasqyra shqiptare” per sa ben per to.me Ramazan Kellezin,drejtues i grupeve artistike sa shqoqates,(sa e dorezoi me nder. kete fillim pranvere,elemetit te Ri). .Ate, Ai dhe kreysia shoqates, pergatit..
    Aktivitrete te tilla jane shume perfaqesuese,dhe duhet pergatit me kujdes.Asnje nga 10 ,kryetaret veterane, te shqoqates “shqiptaro kanadeze”, apo asaj “Kosova”e Iliria”, nuk eshte nderuar nga ai forum i diaspores. Si mund te lihet pa permendi e nderuar Antigoni Papastathi,vite ne Toronto.krah Ilir Lenes ne TV.,sa Aktivistia e nderuar,Teuta Haxhillari,qe po punon me perkushtim me gjithe femijet e saj, ne ndihme te shtudenteve,me mndihma ekonomike.
    Nderim qe duhet pershendetur eshte; Ai i vecante bere,per emigrantet ne Toronto te Kandase. nderimi i pasionates aktiviste.Ruki Kondaj dhe Genc Tirana.pa harruar veteranin Vangjush Zikon e Kristat Turtullin. Tere inteligjenca ne Toronto te kanadase ,duhet pergezuar e nderuar.per figura te shquara aktive.Po e mbyll me emrin e nderuar e, Te ndierit,Ytbi Tarelli.nje Skluptor e piktor i talentuar, keto vite emigracioni ne Toronto.e veprat etij nga”Nene Tereza”,”Adem Demac” e tj.do ti spinte deri ne Kosove nga pas kthimit u nda pa prituiur nga jeta…percielle me rrespekt ketu ne Toronto.
    Nje figure kjo qe duhet nderuar e evientuar te nderuar kolege e miqte e mij.Deri i nderuari Pandeli Majko ,ish nxenesi Yne,nje jete ne Tirane.qe e falenderojme.
    Zonja a zonjushe Anila Kadija, ju pershendes,une mesuesi pesionist 83 vjecar,nje jete me arresimi dhe kulturen,sa dhe keto 28 vjet emigracion,lavieres marre kenaqesine e atdhetarizmit,shprehur vellezerit e motrat tona nga mbare trojet shqiptare,me se pari ruajtien e gjuhes amtare dhe traditave te trevave tona.
    Gezuar 7-8 Marsin dhe :mbledhin mente,”atishqiptaret e koheve qe po perjetojme,.me Parlmentaret se pari qe braktisin ate. populli zgjedhur.
    Dhimbia e madhe popull.(Guri Naimit D.

  • Me rastin e 18 vjetorit të hapjes së Shkollimit shqip në Greqi
    MËSUESI MËRGIMTAR DASHMIR ZAÇE MË 7 MARS 2001…
    Nga Abdurahim Ashiku, gazetar

    * Kur shkrova librin “Dashmir Zaçe një rilindës i kohës sonë”, nuk e gjeta gjëkundi fjalën e plotë të mësuesit të parë të shkollës shqipe në Selanik të Greqisë, ndaj nuk e kisha pjesë të librit…
    * E gjeta në një publikim televiziv të nismëtares dhe organizatores së hapjes së shkollës së parë shqipe në Selanik, kryetares së shoqatës “Shqiptarët e Selanikut” Mimoza Dako…
    * Në Përmet, më 22 shtator 2018, dëgjova shumë njerëz të afërt shpirtërisht me Dashmirin, ndër të tjerë edhe Përparim Kabon në një vlerësim brilant të tij, shoqëruar me një poezi që i buronte nga shpirti…
    * Mendova me vete: Dashmir Zaçe është një minierë e mirësisë dhe e dashurisë për nxënësit, fëmijët e Përmetit dhe fëmijët mërgimtarë, për njerëzit. Unë në librin tim hyra vetëm në një “galeri” të “Minierës” së tij të madhe…
    * Fatkeqësisht atë mbrëmje shtatori në sallë mungonin kryetari dhe drejtues të Bashkisë së Përmetit, drejtues të Ministrisë së Arsimit dhe Rinisë, drejtues të Ministrisë së Diasporës…
    * Para takimit me “Dashmirin” në sallë ishin ulur militantë të Partisë Socialiste në një mbledhje me deputeten, Ministren e Kulturës Kumbaro. Hyra në sallë dhe e ftova ministren që të mos lëvizte bashkë socialistët e saj që të dëgjonin dhe të mësonin përkushtimin e një mësuesi që u dha fëmijëve mësim me shpirt, pa asnjë pagesë dhe pa asnjë stimul moral…
    * Kishte, siç më tha, një “axhendë të ngjeshur”!!!
    Po përcjell fjalën e Dashmir Zaçes siç u regjistrua me zë e me figurë nga një kameraman amator atë ditë të madhe të hapjes së shkollës së parë shqipe në Greqi, në Selanik nga shoqata “Shqiptarët e Selaniku”…

    * * *
    Jam nga Përmeti. Quhem Dashmir Zaçe. Kam punuar 28 vjet mësues.
    Kur erdhi një qytetar përmetar nga Selaniku në Përmet më tha:
    “Tani e kuptova Naim Frashrin, tani që isha vetë në kurbet.”
    Qesha…
    Por tani që jam vetë, tani kuptoj jo vetëm Naimin, por kuptoj të gjithë ata që janë këtu. (I rrjedhin lot)
    Eh ! Të gjithë kështu qanin…
    Mbase dikush ka dy vjet, siç kam unë pa shkuar në Shqipëri, dikush ka nëntë vjet, dikush ka pesë vjet, por të gjithë e ndjejmë me dhimbje atë tokë…
    Më fal (loton)
    Prandaj shpreha dëshirën nga të parët, jo i pari, por nga të parët që të vij dhe t’i mësoj fëmijët shqip pa shpërblim sepse e ndjej detyrë në shpirtin tim, e ndjejë detyrë patriotike që duhet ta realizojmë.
    Këtyre anëtarëve të shoqatës u tregova një rast.
    Isha në autobus, shkoja në Korkora. Ishte një fëmijë të them katër vjeç e të ëmën ruse. Nëna ia tregonte objektet rusisht.
    Më erdhi edhe shumë mirë që e bënte këtë, por më erdhi edhe shumë inat me veten time.
    Kur them “me veten time”, e them për të gjithë ne. Ne kur shkojmë rrugës, nuk kemi njeri pranë fare dhe i flasim fëmijës greqisht.
    Pse t’i flasim Greqisht?
    Ai do ta mësojë greqishten. Do ta mësojë në ambient, do ta mësojë në shkollë. Në qoftë se i flasim në ambiente shumë të ngushta dhe që je i “detyruar” kur je vetëm me fëmijën dhe i flet greqisht, për mua bëjmë padrejtësinë më të madhe ndaj vetes sonë.
    Duke parë këto situata unë po jua them: Jam totalisht me fëmijët dhe do tua mësoj gjuhën shqipe…
    Selanik, 7 mars 2001

  • Anila, shoqja ime e mire, qe hesht gjithmone kur eshte fjala per veten e saj! Sa ngjajme ne ato ç’ka kemi bere, por ne vende te ndryshme…ti ne Itali e une ne Greqi!
    Vete e thua se modestia eshte nje vlere qe nuk po vleresohet, dhe as ka per t’u vleresuar ndonjehere them une! Kam vendosur te ndryshoj dhe te bej ftese dhe ty! Gjithmone kam thene “Ne” kur isha vetem une dhe kjo “Ne” u shnderrua ne “Ai ose Ajo”….me qellim ose jo! Kam heshtur prej modestise por i kam borxh vetes e familjes sime per shume kohe qe i harrova duke thene “Ne” nderkohe qe ne kete peremer familja ime ishte e padukshme!
    Si shqiptare qe jemi duhet me e kuptu bashkepatriotin qe vdes me bo nji selfie e me marr nje dekorate edhe pse tjeter kush çau boren e lehtesoi karvanin, edhe pse tjeter kush privoi qetesine familjare e nuk shijoi fundjavat e qeta…Une nuk do them me “Ne” per ato qe bera vete dhe do filloj “te mburrem “ ca, sepse fundi i fundit i kam bere! Pse duhet me genjy?

  • E dashur Anila, shkrimi yt si gjithmone më emocionoi. Kesaj here qenë emocione keqardhjeje, zhgënjimi dhe, mbi të gjitha, shpresëlënduar.
    Pandeli Majko, apo cilido “qeveritar” Shqiptar, fatkeqësisht vazhdon të luajë theatrin neveritës të hipokrizisë. Thjesht permbushin pikat e axhendës që DUKET se po punojnë! Asgjë thelbësore, asgjë e ndjerë, asgjë e ndershme. Japin e marrin me marionetat e tyre, duartrokasin njeri- tjetrin dhe tallen me ata të verbër që I ndjekin.
    Keta qeveritare megalomanë, vanitozë, shushunjëza të Shqipërisë mjerane, nuk e kuptojnë dhe NUK DUAN ta mësojnë ndershmërinë dhe detyrën patriotike sepse nuk e kanë atë dimension empatie dhe kryesorja, as që i bëhet vonë, as që i bren meraku për sa kohë xhepi i mbushet plot e përplot.
    Jemi një univers larg tyre….

  • E dashur Anila,

    Puna dhe profesioni yt fisnik i mesuesit per fat te keq asnjehere s’ka mare vleresimin e duhur ne shoqeri. Ndersa mjeku kuron trupin e njeriut, ju e dashur kuroni dhe ndertoni mendjen dhe shpirtin e femijeve tane! Une nuk do mundem ta shpreh ndonjehere mirenjohjen dhe vleresimin qe kam per ate qe ti ben cdo te shtune, duke sakrifikuar diten tende te pushimit per te mirepritur dhe mesuar femijen tim me ate energjine rrezatuese qe vetem ti di ta kesh! Profesioni i mesuesit duhet te kete nivelin me te larte te respektit dhe mirnjohjes ne piedestalin e shoqerise njerezore!
    Te falem Nderit!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *