Mësuesit e rinj: Na korrixhoni njato provime

Alqi Kociko

Gojët e liga thonë se pas testimit kombëtar të mësuesve të rinj, një grup mësuesish i kanë dërguar një letër proteste ministres së Arsimit Lindita Nikolla. Çunat e gocat që sapo kanë filluan rrugëtimin fisnik të mësuesisë, kërkojnë me anë të kësaj letre rikorrigjimin e testeve, të bindur se ata janë plotësisht të kualifikuar për të mësuar brezat e rinj.

“Hej Linda, ne jena nji grup msusish qi na kanë ngel m’provimët”, fillon letra solemne në vëmendje të ministres, “e kenë maru shkollën e nalt e kena mor gjith dhjeta, ama sipas testit tuj, nuk bojm për msusa. Pranej shtrojm pytjen: Si ka munci t’bim ke ngelsat n’at provimin tat?”

Duke kthyer edhe një herë në vëmendje të ministres punën e lodhshme dhe orët e gjata të studimeve gjatë viteve të nëntëvjeçares, gjimnazit dhe universitetit, përfaqësia e mësuesve ngelës i kërkon zonjës Nikolla që “me men’ në kok, ta shofish edhe j’her kyt pun”. Duke mos u zgjatur shumë në vëllimin e studimeve të tyre të larta me mastera e doktoratura, letra ofron vetëm pak shembuj të mundimeve që ka hequr ky brez për ta dalë mësues. “Po përmenim vetëm picirin që hoq plaku Ergysit, për me i gjet anën njasaj drejtoreshës s’arsimit e për me e bind se Gyso osh msus përs’marit”. Në fund, letra i kërkon ministres me urgjencë rikorrigjimin e testeve, “për me vu n’ven nji padrejci t’modhe”. “Shkurt, ti zoje, dum korrixhime”, mbyllej letra.

Duke u prononcuar për mediat, ministrja Nikolla theksoi se edhe pse kishte pasur që më parë dyshime për cilësinë e testimeve të Agjencisë Kombëtare të Provimeve, kjo letër e vulosi bindjen e saj se ndaj këtyre mësuesve e mësueseve të reja ishte bërë padrejtësi.

“Ngjyrat e ngrohta e plot kolorit lokal të letrës së tyre, më bindën se u kemi rënë kot më qafë”, tha ministrja. “Unë kam bindjen se ata janë super të aftë për t’ua transmetuar dijet e tyre brezave të rinj”, përfundoi ajo, duke kërkuar me zë të ulët dy paracetamole urgjent.

Share This Article
22 Comments
  • aaaaahahahahahhaaaaaaaaaaaaa,
    kjo eshte vertet e fort ;

    Na korrixhoni njato provime !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Ktu satira o thy n’mes nga te qeshmet

    nga cili Planet mendohet te ket zdrup ne Toke ky lloj Dialekti ??????

    AHAHHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAH

  • Hhahahaha, ka lezet, farketonjesit e brezit te ri, keta do gatuajne lulet e se ardhmes. Pyetja, eshte: Po kta kush i ka gatu????

  • cfar trungu !
    kushedi sa nyje ka nji trung till .
    kjo e sistra e lavires qe shetit mediave tu i bo gojore te gjitheve ,
    pelasgianit qe kohet e fundit ka fillu me triblu gjasme emrin qe mban ,
    por qe te gjithe e njohfin .
    sdo kjo lloj rrace ne kte bote !

  • Kalamojt e shkret qe do dalin tyça me keto mesues. E kom llafin mesuesit e vertet, qe jane me debila sesa keta te satires

  • Pak si cudi se ai qe ka shkruar kete leter i bie te kete qene foles dhe shkrues i te pakten gjashte dialekteve te ndryshem, qe i persien me njeri tjetrin si i do palla.

  • me 100% ky grup eshte me origjine nge Vici-doli dhe rrethinat e tij.
    Problemin e ketyre filozofeve do t’a zgjidhe kreu I Vici-dolit
    Qen Berisha.

  • Siç duket ka qene me te drejte ajo parulla e fundit te kohes se P.P.SH.-se, apo me sakte e fundit te RAMIZ ALISE:
    SI ESHTE RINIA SOT, DO JETE ATDHEU NESER—MUT RINIA SOT, ME MUT ATDHEU NESER!

  • Edhe une moj zonja ministre i bashkohem grupit te atyre qe kane ngelur. Ata jane prere ne bese. Ata vertete nuk kane mesuar, por shkollen e kane mbaruar, pra ata qe duhet te pergjigjen sot per diturite e tyre jane mesuesit dhe ministrite qe kane drejtuar arsimin. Pra te paret qe duhet te mbajne pergjegjesi dhe te testohen jane, e perseris edhe njehere MESUESIT dhe pergjegjesit e arsimit, pra POLITIKANET.
    Ju si ministre po veproni perseri gabim dmth., ju nuk po luftoni korrupsionin por po e lejoni qe ai te vazhdoje punen e tij.

  • Këta janë ata që kërkojnë anullimin e “Kongresit të drejtshkrimit ” te vitit 1972,pasi e kanë drejtuar atë kongres komunistët e ka marr pjesë Enveri. Ja këta lloji kërkojnë të ndryshojnë gjuhen shqipe. M’u kujtua humori I ish- estradës së Lushnjes ,rahmet paste se tani ka vdekur,kur prindërit e djalit I kërkuan Njutonit që të ndryshonte ataë ligjin e tretë. – po si t’a ndryshoj ?,- u tha Njutoni . Po ja,shkruaje ashtu si e di djali ynë.
    Edhe gjuhën shqipe t’a ndryshojmë si e duan këta mësues me diploma pa tjetër të marra ,pasi cuan dy mushka me dru zajrri….. RRoftë Saliu I Vicidolit!

  • Kèsaj i thonè tè vèsh duart nè koke dhe tè brohorasèsh me tè madhe oi,oi pse kanè heq mesuesit e salit tè zi.Une kam patur fatin te kisha mèsues letèrsie z.Kolec Topalli i cili flet shkodançe sepse prej andej èshte por kur shkruan ,nuk tè fal per drejteshkrim te gjuhès shqipe ,megjithese ka kerkuar njè ndryshim tè pèrdorimit tè “è”. Si ka mundèsi te shkruajnè kaq dobèt kèta mèsues ,qe i thone vehtes mèsues?Turp ,turp n.q.s. i pranonè.Tani besoj se qenka shume prapa shqiperia,mbas çlirimit nè zhdukjen e analfabetizmit.Bravo dhe ti ministre se siç duket i paske “KORRIXHUAR”shpejtè.Lum si ne e lum si ju ,hyni presh dhe dilni hu.

  • Humor me dialektin geg qe e flasin mbi 70% e shqiptareve !!!!!!.
    Me kujtohet qe nje mesuese ne kohen e diktatures qe ju shpjegonte ne nje qytet te jugut nxenesve, se c’eshte Alikapteri (e kishte fjalen per helikopterin)
    Nje shok me tregonte se nje oficer ju drejtohej studenteve me fjalet : “Mos ma merni per murrje po u jam na Kuci”
    Po vertete ne kete rast edhe mund te besh humor me injorancen e kesaj mesueseje apo mburracakerine krahinore primitive te oficerit.
    Me ka rastisur ne disa emisione te televizioneve publike te Europes perendimore, profesore e doktore shkencash te flasin me dialektin e tyre. Mos do te thote se keta komentuesit “jugore” te Dites qenkan me te dijshmit e kesaj bote e ata profesore e doktore europiane jane injorante ?
    Dialektet jane nje pasuri kulturore e cdo kombi.
    Gjuhen e njesuar letrare e kane shumica e popujve ne bote, e eshte nje kerkese vecanerisht e detyruar ne mardheniet zyrtare te dokumentacioneve, por e lehteson edhe perhapjen e letersise artistike, por askund nuk konsiderohen dialektet ne perdorim, qofte edhe ne parlament si te ndaluara.

  • ne foton shoqeruese te ketij lajmi shoh nje grua te trashe nga trupi qe te le pershtypjen se eshte e trashe edhe nga trute. dhe me poshte pergjigja e nje prej pyetjeve te testit.
    kush eshte me e madhe:
    a) nje koker bizele
    b) hena
    c) nje elefant
    d) nje ibrik
    pergjigja eshte (c) nje elefant, sepse per nje femije parashkollor dhe per nje mesues ngeles hena qe ato shohin nga toka ashtu duket me e vogel se nje elefant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *