Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Mësuesit e rinj, në provim për të marrë licencën e profesionit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Mësuesit e rinj, në provim për të marrë licencën e profesionit
Komunitet

Mësuesit e rinj, në provim për të marrë licencën e profesionit

anazapta
Published November 22, 2012
Share
SHARE

Vetëm pasi të marrin nota kaluese do mund të konkurrojnë për vendet e punës. Shembujt si do jenë pyetjet në provimin e shtetit që zhvillohet për herë të  parë në nisje të dhjetorit.

 

Studentët e diplomuar në mësuesi do të pajisen me licencën e mësuesit vetëm pasi të kenë marrë nota kaluese në provimin e shtetit që zhvillohet për herë të parë gjatë muajit dhjetor. Ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Provimeve bëjnë me dije se është hartuar edhe fondi me 2000 pyetjet për secilin specialitet të mësuesisë, nga ku do të merren pyetjet e tezës finale. Në këtë provim do të futen të gjithë të sapodiplomuarit nga 2009-a në mësuesi dhe që kanë bërë 1 vit praktikë.

 

Janë 19 profile mbi të cilat do të zhvillohet testi për marrjen e licencës nga mësuesit e rinj. Krahas lëndëve në të cilat janë diplomuar mësuesit e rinj, do të duhet të kalojnë edhe provën e drejtshkrimit. “Në periudhën 17-24 dhjetor për herë të parë zhvillohet provimi në mësuesi. Vlen të ritheksohet se në këtë provim do të marrin pjesë ata mësues që kanë një diplomë të ciklit të dytë, dhe kanë kryer praktikën profesionale pranë shkollave përkatëse ku i kanë caktuar drejtoritë arsimore për vitin akademik”, shprehet specialisti i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Niko Terezi.

 

Kandidatët që marrin më pak se 50 pikë në këtë testim vlerësohen me notën katër dhe nuk do të mund të ushtrojnë profesionin pa e ridhënë provimin. Në rregulloren e provimeve përcaktohet se kandidati ka të drejtë të verifikojë përgjigjet e dhëna dhe të ankimojë nëse ka kontestime për rezultatin. Për këtë paraqet ankesën me shkrim, pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve, brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultateve. Agjencia Kombëtare e Provimeve shqyrton ankesën dhe kthen përgjigje të argumentuar brenda 30 ditëve, në lidhje me notën e vlerësimit të kandidatit.

 

Por përsa i takon procedurës së provimeve të shtetit, Terezi detajon më tej se këtë vit për herë të parë,  gjatë muajit janar do të shtohen në provimin e shtetit edhe tre profile të tjera të Fakultetit të Infermierisë. “Do të zhvillohen në ditët e para të janarit provimi i shtetit në tre specialitete të reja që përfshihen në Fakultetin e Infermierisë, që janë nënspecialiteti imazheri, logopedi dhe teknik laboratori. Edhe për këto degë janë shpallur pyetjet dhe programet një vit përpara, janë regjistruar kandidatët dhe së shpejti do të dalin listat për orën dhe datën e saktë”, shton ai.

 

Bashkangjitur shkrimit do të gjeni edhe modelet se si do të jenë pyetjet e provimit të shtetit për profesionin e mësuesit.

 

Somario: Vetëm mësuesit që kalojnë me sukses Provimin e Shtetit do të kenë të drejtë të aplikojnë për vendet e lira të punës në shkollat e rretheve të ndryshme të vendit. Ky është një standard i ri që synon rritjen e cilësisë së përgatitjes së mësuesve të rinj.

 

Pjesa e parë e testit

Peshat që do të kenë në test secila nga linjat:

Zhvillimin e kurrikulës së arsimit parauniversitar        6%

Metodat e mësimdhënies dhe mendimi kritik               6%

Aftësitë ndërkurrikulare                                                           4%

Vlerësimin e nxënësve                                                 5%

Të nxënët dhe menaxhimin e klasës                            5%

Psikologji e zhvillimit                                                  4%

Komunikimin dhe etikën në shkollë                            5%

 

Pjesa e dytë e testit

Programi  pjesës profesionale

Niveli bazë (njohës + të kuptuarit)                   24%

Niveli mesatar (zbatim + analizë)                     24%

Niveli i lartë (sintezë + vlerësim)                     12%

 

Shembuj si do të jenë pyetjet në provimin e mësuesisë

Shembuj pyetjesh me zgjedhje

Shembull i gabuar

Cila nga thëniet për Shqipërinë është e vërtetë?

Ka një popullsi prej afërsisht 5000 000 njerëz.

Kryeqyteti është Tirana.

Është qendra e industrisë së diamantit në botë.

Kufizohet nga deti Adriatik në bregdetin e saj lindor.

Pse e gabuar?

Trungu nuk kufizohet në një sektor të veçantë të të nxënit.

Nuk paraqet një pyetje apo problem të veçantë.

 

Shembull i përmirësuar

Cili është kryeqyteti i Shqipërisë?

Tirana

Durrësi

Vlora

Korça

Si është përmirësuar?

Nxënësi mund t’i përgjigjet pyetjes edhe para se të lexojë mundësitë e përgjigjes, pasi pyetja është e qartë dhe e veçantë.

Shembull i gabuar.

Qyteti më i rëndësishëm në Shqipëri është:

Tirana

Durrësi

Vlora

Korça

Pse i gabuar?

Rëndësia është kryesisht një çështje e një parapëlqimi personal.

 

Pyetjet bazohen në fakte dhe jo në opinione. Nxënësit nuk i kërkohen opinione

Shembull i gabuar

Cili mendoni se është elementi kimik më i lehtë?

Hidrogjeni

Heliumi

Litiumi

Florium

Pse i gabuar?

Ajo që nxënësi mendon nuk është domosdoshmërish e saktë.

Shembull i përmirësuar

Cili është elementi më i lehtë kimik?

Hidrogjeni

Heliumi

Litiumi

Florium

Nxënësit nuk i kërkohet një opinion. Është fakt që hidrogjeni është elementi më i lehtë kimik.

 

Përgjigjet duhet të jenë qartësisht të dukshme.

Alternativat duhet të kenë gjatësi të barabartë. Nëse përgjigja duhet të ketë fjalë teknike ose akademike atëherë të tilla fjalë duhet të jenë edhe te hutueset.

 

Shembull i gabuar

Pse fryhet brumi gjatë prodhimit të bukës?

Sepse është më i lehtë se ajri.

Sepse përmban miell dhe ujë.

Sepse mielli ka maja në përbërje.

Sepse majaja ka një proces frymëmarrjeje dhe si produkt i kësaj dioksidi i karbonit, i cili formon flluska në brendësi të brumit e bymeh atë në volum.

 

Pse i gabuar?

Përgjigjja D del më në pah për shkak të gjatësisë dhe gjuhës teknike.

Sepse duhet të zhvendoset në rrënjë.

 

Shembull i përmirësuar

Pse fryhet brumi gjatë prodhimit të bukës?

Kur përgatitet buka frymëmarrja e brumit për shkak të majasë prodhon dyoksid karboni, i cili është më i lehtë se ajri.

Majaja konsumon ose thith ujë gjatë procesit të fermentimit dhe kjo e bën brumin më të lehtë.

Volumi i brumit rritet për shkak të fermentimit që shkakton ujë më shumë sesa konsumon sheqer.

Brumi bymehet në volum, sepse është nën ndikimin e flluskave të shkaktuara nga dyoksidi i karbonit gjatë fermentimit me sheqerin..

 

Shkruaji alternativat sipas një rendi të caktuar.

 

Shembull i gabuar.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit u themelua më:

15 qershor 1878

10 qershor 1887

13 qershor 1878

10 qershor 1878

Pse i gabuar

Nuk ka një rend të përcaktuar qartë. Alternativa B dallohet qartë nga tri alternativat e tjera. Pyetja priret të shkaktojë shumë pështjellim te nxënësi.

Shembull i përmirësuar

10 qershor 1878

15 qershor 1878

10 qershor 1887

15 qershor 1887

 

Çfarë duhet shmangur

 

Mos përdorni alternativa që përplasen me njëra – tjetrën.

Për shembull:

1000 deri në 1200

Më pak se 1500

Mund të shikohet se B përfshin edhe A- në, por meqë vetëm një përgjigje është e saktë, një kandidat e kupton se A nuk është alternativë.

Mos përdorni asnjë nga të mësipërmet ose të gjitha të mësipërmet, si alternativa të mundshme.

Shembull i gabuar

Cili nga qytetet e mëposhtme ndodhet në Shqipëri?

Tirana

Durrësi

Vlora

Të gjitha të mësipërmet

Pse është një shembull i gabuar?

Thyen rregullat e testit, sepse të katër alternativat janë të sakta. Kjo konsiderohet një pyetje e padrejtë.

Mos lejoni që elementet gramatikore të ndihmojnë në zbulimin e përgjigjes.

Shembull i gabuar

Procesi që normalisht përdoret për të vendosur letrat në lojën e pokerit është i njohur si:

ndarja dhe përzierja

rastësia

shpërndarja

basti

Pse është i gabuar?

Fjala proces është në shumës dhe tregon se përgjigjja kërkon më shumë se një fjalë.

anazapta November 22, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
16 Comments
  • Erina says:
    October 22, 2013 at 10:18 am

    ndihem e kenaqur qe do kete nje konkurs, pasi cdo pjesmarrje e cila kerkon andagonizem ndermjet nje numer individesh gjithnje sjell cilesi ne cdo fushe. Arsimi ka nevoje per shume reforma dhe shpresoj qe e gjithe procedura te jete e drejte….per sa i perket menyres se te testuarit me shqeteson pasi nuk mund te testohen mesuesit njesoj duke qene se secili perfaqeson profile te ndryshme specializimi….dhe duhet te behet nje ndarje ndermjet asaj cfare nje mesuese duhet te dij ne aspektin e fushes qe perfaqeson dhe njekohesisht ne aspektin e menyres se si do e trajtoj lenden dhe nxensin.
    Pyetja ime eshte se per te marre pjese ne kete test ku do behet aplikimi?

    Reply
  • arif says:
    November 12, 2013 at 10:21 am

    shteti jone nuk ka besim te universitetet e tij,eshte skandal,sidomos provimi i toeflit.Vetem po e ripni nga leket popullin.Jeni maniak lekesh

    Reply
  • Elisa Spahiu says:
    May 18, 2014 at 10:51 pm

    Nese, une jam diplomuar ne lender anglisht, Bachelor, tani diplomohem ne nivelin e dyte, master profssional, dega Menaxhim Arsimi, mund te hyj sivjet ne provim licensimi ,apo duhet te ndjek nje master ne degene Anglisht? ?? Ju faleminderit!

    Reply
    • majlinda says:
      November 7, 2014 at 7:33 pm

      une jamdiplomuar ne ciklin e ulet ne vitin 2011 dhe master shkencor ne menax him supervijim institucionesh arsimote 2011-2013 dhe kam nje pervoj pune 10 vite dhe me shkalle kualifikim te trete, a do te me duhet te jap provimin e shtetit.

      Reply
      • Ema says:
        September 19, 2016 at 8:04 pm

        Kam qene mesuese 3 vjet e gjysem me ore. Pse me duhet te bej nje vit praktik. Ju lutem me ktheni pergjigje

        Reply
  • Cjinovefa Capi says:
    November 8, 2014 at 4:36 pm

    Jam Gjinovefa.kam mbaruar Universitetin e mesuesise ne degen CU ne Vlore “I.Qemali”ne vitin 2008.Diploma jone u cilesua DNP,ME 41 provime +1provim formimi=42 provime.A duhet te hedh
    Provimin e Shtetit?Pres pergjigje.

    Reply
    • Soni says:
      February 21, 2018 at 12:57 pm

      Pershendetje Gjinovefa , si jeni !! Te njejtin vit kam mbaruar dhe un , po aty ne vl 7dhe mbaj mend ateher ai rektori a dekani na tha qe ju do ju njihet si diplom e plot kjo shkoll qe po beni. Po tani si do i vej puna a te kane kthyer pergjigje ??? Te lutem me thuaj ,se jam ne hall se di ca duhet me bo .

      Reply
  • Riza says:
    November 14, 2014 at 7:29 pm

    Ju faleminderit per sqarimin tuaj! Kam kenaqesi te jem pjese e ketij provimi!

    Reply
  • nertiladundo says:
    November 17, 2014 at 8:26 pm

    Pershendetje!
    Une kam mbaruar bachelor ne fakultetin e ekonomise dhe kam bere master shkencor ne edukim. Punoj si mesuese ne shkolle te mesme profesionale. Po shikoja ne faqen e AKP dhe nuk jam e qarte se cfare udhezimesh do te ndjek per tu pergatitur per kete provim.
    Ju lutem me ktheni nje pergjigje!

    Reply
  • marsida hajdari says:
    December 5, 2014 at 11:24 pm

    Kam mbaruar shkollen bacheler 3-vjecare ne cikel te ulet mund te hyj ne provim pa bere masterin.

    Reply
  • jonida says:
    September 12, 2015 at 7:21 pm

    Pershendetje kam mbaruar studimet ne filozofi bachelor ne fakultetin e shkencave sociale. a mund te hyj ne provim pa bere masterin…pres pergjigjjen tuaj

    Reply
  • Hafe says:
    November 10, 2015 at 9:42 am

    Une qe kam punuar 3vjet ne arsim ,por jo gjithmon ne lenden time a me duhet te bej stazhin apo vetem duhet te futem ne provimin e licenses per ta ushtruar serish zanatin tim.ju lutem me ktheni nj pergjigje faleminderit.

    Reply
  • valdete says:
    January 25, 2016 at 7:00 pm

    vali
    Me falni ndoshta e kam gabim .Po pse mesuesit duhet te testohen ?A u testuam pak 5 vite shkolle master e budalleqe. U shkaterruam me leket duke i len poshte e larte rrugve

    Reply
  • erion says:
    July 4, 2016 at 10:28 am

    shnosh me kan se kapuqa gjajm.

    Reply
  • Vojsava Marku says:
    June 19, 2017 at 10:32 pm

    Vojsava
    Unë jam mësuese prej 21 vitesh në ciklin e ulët. Kam mbaruar shkollën e mesme pedagogjike, Bachelor-in dhe masterin. Kam katedorinë e dyte, “specialiste” në mësuesi.Më falni a ështe e nevojshme tani të jap provimin e licences? Përse duhet ta jap këtë provim, kur une kam dhënë plot 50 provime, përveç temës së diplomës, ndërkohë që shoqet e mia jane në punë si mësuese
    në shtet me arsim të mesëm?

    Reply
  • Vojsava Marku says:
    June 19, 2017 at 10:33 pm

    Vojsava
    Unë jam mësuese prej 21 vitesh në ciklin e ulët. Kam mbaruar shkollën e mesme pedagogjike, Bachelor-in dhe masterin. Kam katedorinë e dyte, “specialiste” në mësuesi.Më falni a ështe e nevojshme tani të jap provimin e licences? Përse duhet ta jap këtë provim, kur une kam dhënë plot 50 provime, përveç temës së diplomës, ndërkohë që shoqet e mia jane në punë si mësuese në shtet, me arsim të mesëm?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?