Mësuesit gjermanë: Libri i Hitlerit t’u mësohet nxënësve

Dita

Mësuesit në Gjermani kërkojnë që vepra e Hitlerit, “Mein Kampf” (“Lufta Ime”), t’u mësohet nxënësve në shkolla, pasi kjo do të ndihmonte në betejën kundër ekstremizmit.

Libri që karakterizohet nga urrejtja e udhëheqësit nazist kundër hebrenjve, vitin e ardhshëm pritet të ribotohet për herë të parë pas 70 vjetësh – me shpjegime. Kushdo që e publikon pa shpjegime do të ndiqet penalisht.

Por shoqata gjermane e mësuesve shkon akoma më tej duke thënë se “Mein Kampf”-i duhet t’u mësohet nxënësve të rritur për t’i “vaksinuar” ata ndaj urrejtjes raciale. Ernst Dieter Rosman, zëdhënës i politikave arsimore në partinë Social Demokrate të qendrës së majtë, deklaroi për mediet lokale: “’Mein Kampf’-i është një libër i tmerrshëm, i përbindshëm. Detyra e edukimit modern është që historikisht t’ia çjerrë maskën këtij pamfleti polemik, antisemitik e çnjerëzor, dhe të shpjegojë mekanizmin e propagandës me anë të mësuesve të kualifikuar për këtë qëllim”.

Por bashkësia herreje në Gjermani ka dalë kundër propozimit, duke e cilësuar këtë hap si “të papërgjegjshëm”.

Momentalisht të drejtat mbi librin i ka shteti i Bavarisë, që nuk ka lejuar ribotimin. Por kjo e drejtë përfundon në fund të këtij viti, çka i lejon Institutit të Mynihut për Historinë Bashkëkohore ta botojë librin me 3500 shpjegime brenda.

Disa të dhëna për “Mein Kampf”-in
U botua në dy vëllime, në vitet 1925 dhe 1926.
Ishte manifesti autobiografik i Hitlerit, në të cilin ai ravijëzonte vizionin e tij për Gjermaninë.
Udhëheqësi nazist e diktoi librin në burg, duke vuajtur dënimin për “krime politike” pas dështimit të një grushti shteti në vitin 1923.
Diktatori shpjegonte gjerë e gjatë “rrezikun nga hebrenjtë”, duke thënë se ekzistonte një komplot nga këta të fundit për kontrollin e botës.
Në disa pjesë të librit, historianët kanë vërejtur qëllime të hershme për gjenocid.
Deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, vepra ishte shitur në 5.2 milionë kopje në 11 gjuhë.

Share This Article
2 Comments
  • Ka thënë të vërtetën , shikoni kush kontrollon rezervën federale dhe gjithë sistemin bankar e mediatik në SHBA

  • lejimi i librit eshte me qitje te larget nga ana e autoriteteve Gjermane ,dhe une jam dakort me to . Megjithate Hitlerin ,televizionet Gjermane dhe Austriake e japin cdo jave ,llajf me ze e me figure ,origjinal ,pa i hequr as edhe nje presje . pra direkt dhe indirekt propogandohet .Varet si e mer njeri apo tjetri shikues .Hitleri ka shume filmime ,per fat te mire .
    Vetem nje gje dihet .ligierisht sot ne Austri e Gjermani po te propogandosh Hitlerin denohesh me burg .Por denimet shkojne dy apo tre jave burg ,dhe kur ta bie ne qeli polici ,gardiani ushqimin nuk te shikon fare vrengjer ,por me respekt ??
    Di nje rast nje pedagog matematike ne universitetin e Matematikes ne Austri ,kishte bere propogande me studentet mbi Hitlerin ,dhe nje student e spiunoi .Ate e perjashtuan per gjithe jeten si pedagog , por me vone ai mesoi ,se kjo gje qe i ndodhi i doli me per hajer .A deri sa te dale ne pension do mari rogen 100% sikur te punonte si pedagog .Dhe keshtu tani ai nga gjendja ekonomike eshte me ne regull ,se pervec roges se digurshme si pedagog , ai punin ne te zeze dhe pra mer dy fishin tani . Une ,qe po ju tregoj i kam perjetuar personalisht , bile ai nder te tjera me tha :ta dija keshtu ligjin, do e beja kete propogande qe ne vitet e para si pedagog ??!!.Edhe nje gje interesante , ne qofte se ti shkon ne nje familje qe mban fotografine e Hitlerit ne dhomen e pritjes ,dhe ti e spiunon .Vjen policia ( eshte e detyruar ) dhe personi i shtepise denohet ,po me dy jave burg , vetem kur policia e shikon vete fotografine ne mur . Por edhe ne qofte se fotografia nuk duket dhe policia do te iki ,spiuni hap perden ,ose e terheq perden dhe del fotografia e Hitlerit ,dhe ne kete rast polici hiken ,nuk denohesh fare me ligj ,dhe e justifikojne ligjevendesit se familjari e ka per vehten e tij dhe nuk e ekspozon e nuk i ben propogande te tjereve ( pra eshte e mbuluar me perde ).Po ta krahasojme me diktaturen e komunizmit te Enverit ,cfare do na ndodhte ??Nuk po e zgjas ,te tjerat kuptoini vete ??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *