Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
DITA, urime për vitin e ri! Ne arsimi shqiptar prodhuam një kryeministër e një ministre arsimi, por fatkeqësisht po denigrojnë mësuesit. Aq mirë po punojnë, sa që ajo shprehja në shqip e ambasadorit për qeveritarët e Kosovës vlen dhe për këta tanët. Aty ku vidhet banka dhe hesht shteti, ku kryeministri i ka frikën popullit dhe prokurori fle mbi akuzat dhe ecën serbes, ku presidenti rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese disa herë e ai dredh mustaqet, ku deputeti nuk shkon në Parlament dhe merr rrogë e dietë. Kur populli shtypet me taksa deri në palcë, atëherë shteti nuk është më i popullit. Mësuesi.
