Mësuesit, shpërblim apo qoka?!

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Përshëndetje Dita! Çdo gjë e ka një kufi, por të tallesh kaq haptazi me mësuesit, kjo është e turpshme. Në Librazhd jo që s’morën shpërblim mësuesit më të mirë sipas kryeministrit, por i morën servilët dhe mediokrit e partisë. Por, si thonë gojët e liga, këta kanë vetëm emrin, sepse paratë kanë vajtur gjetiu. Dhe e besoj këtë pasi nuk mendoj se në këtë shtet të ketë në dorë para dhe t’i ndajë ndershmërisht duke qenë se nuk e kontrollon askush. Kush i zgjodhi më të mirët? Drejtori i shkollës nuk besoj, pasi ai e ka emrin me laps dhe nuk flet. Atëherë i bie që DAR Librazhd shpërndau qoka partie me rastin e Vitit të Ri. Por, ju lutem, mos thoni se i dhamë për mësuesit, por për njerëzit tuaj ose më keq, për xhepat tuaj. Duket si një lojë ku kryeministri tallet me mësuesit dhe drejtorët e DAR në rrethe tallen me kryeministrin. Guxim i madh pa mbështetjen e dikujt tjetër! Le ta gjejnë ata vetë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *