Mësuesja e “Ali Demit” grevë urie te oborri i shkollës

redaktor

Vitore Pecnikaj është pushuar prej disa ditësh nga puna dhe është ngujuar para ambienteve të shkollës ku punonte si mësuese në grevë urie.

Prej një viti ajo ka dhënë lëndën e histori-gjeografisë në shkollën nëntë vjeçare “Ali Demi” në Tiranë, por tashmë nuk mund ta zhvilloje më.

Drejtoresha e ka larguar nga puna me argumentin mosplotësim të ngarkesës së orëve mësimore, por mësuesja thotë se në bazë të rregullores së Ministrisë së Arsimit kjo arsye nuk qëndron.

Vitorja mendon se largimi i saj nga puna ka tjetër qellim se “e gjithë kjo bëhet për të futur dikë tjetër në vendin tim dhe se drejtoresha ka arritur deri të më kërcënoje që të largohem nga shkolla, për shqetësimin tim kam vënë në dijeni edhe drejtorinë arsimore dhe Ministren e Arsimit, por ende nuk kam marrë një përgjigje”, shprehet mësuesja e Histori-Gjeografisë.

Ajo thotë se do të qëndrojë në greve urie, derisa dikush ti gjeje zgjidhje shqetësimin e saj.

Share This Article
2 Comments
  • Turp i madh, ku jane sindikatate arsimit qe “Mbrojne te drejtat e arsimtareve”, te shitura te Partite ne pushtet ?! Ne Shqiperi vetem sindikata nuk ka, sherbetor dhe servila sa te duash.
    Si drejtoresha e kesaj shkolle eshte edhe nje militante e shkolles “Gjon Buzuku” qe nga emigracioni ne Greqi pa punuar asnje dite ne arsim u be drejtoresh dhe nuk ja ka haberin nga drejtimi administrativ arsimor eshte bere per barsaleta.Kjo rilindja ne vend qe te ndreq gabimet qe u bene ne kohen e Saliut te I dhe te II po e menderos hesapin fare qe me ato konkurset e famshme qe filloj ne arsim.
    Kthejeni mesuesen e gjeografise zonja ministre dhe mbaj qendrim ndaj asaj drejtoreshe te papergjegjeshme dhe kontrolloni te tjerat nepermjet Drejtorive arsimore se po lene name.Arsimi po behet objekt barsaletash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *