Mësuesja e Historisë

anazapta

 

Në lëndën e “Historisë” kishim mësuese Budien, Budie Ramohiton që gjithmonë e gjithmonë rreth gushës mbante një shall mëndafshi. Një vajzë e imët. Në të gjitha e imët. Natyrisht përjashto historinë. Kur fillonte e shpjegonte ishte kaq madhështore sa…

Ditën e fundit (më vonë morëm vesh se ajo ishte ditë e fundit), hyri në klasë si gjithmonë e qetë dhe e buzëqeshur por… As nuk e hapi regjistrin për rutinën e apelit, vetëm e lëshoi mbi tavolinë. Iu afrua dritares, diku jashtë hodhi vështrimin dhe… Për minuta të tëra klasën e pushtoi heshtja: Ne shihnin atë dhe ajo shihte diku përtej xhamit… Befas sikur e trembi diçka, u smbraps dhe vrrullazi u kthye nga ne.

– E dini ju historinë e dy të dashuruarve që i vranë për dashurinë?

Jo. Nuk na pyeste ne. Nuk kishte mundësi. Vështrimi i saj na kapërcente dhe tretej larg, shumë larg, diku… Për minuta të tera vetëm heshtje, asgjë tjetër.

– Ajo ishte nga qyteti. Ai nga fshati. Ajo partizane e thjeshtë. Ai komisar. Ajo e bukur. Ai i pashëm. Ajo fisnike. Ai trim…

Përsëri heshtje…

– I vranë. I pushkatuan. Shokët. Bashkëluftëtarët… Në emër të idealit… I groposën…

Befas dy lot u rrokullisën prej syve të saj të bukur…

– E vranë dashurinë. Ata që luftonin për të mbrojtur dashurinë e vranë dashurinë…

Qëndroi për një çast me vështrim të ngulur mbi ne dhe, pas një dridhje të lehtë të tërë kurmit pëshpëriti:

– Kështu filloi… Kur të rriteni edhe ca do ta kuptoni se…. kështu filloi. Dhe… kështu vazhdon… Do të vazhdojë…

U kthye përnjëherë me shpinë nga ne, seç rregulloi tek shalli i gushës dhe rrëmbimthi u sul drejt derës, e hapi, ndaloi, u kthye nga ne, na hodhi një vështrim të përlotur dhe… iku… Nuk e pamë më.

Regjistri mbeti mbi tavolinë.

Budia ishte e motra e Gjeneral Ramohitos që ato ditë u arrestua dhe u shpall armik i popullit.

Vonë, shumë vonë, vjedhurazi copa-copa të vërtetën nga ata që e dinin të vërtetën, morëm vesh se atë ditë të fundit të mësimdhënies, mësuese Budia na kishte rrëfyer për dashurinë e Ramize Gjebres dhe Zaho Kokës…

 

Letër e nënshkruar

Astrit Çerma

Share This Article
10 Comments
  • Mesuee Budija po perfytyronte dy partizan qe u pushkatuan se u puthen e cfare dmth ky nasihat qe tregove????????????? Nje dite lumturie i erdhi radha dhe velalit te Budies, po keshtu ehste kjo puyne o Tit cerma, edhe vellai Budies ua kishte futur shokeve te tij dhe populli thote, cfare te besh do te bejne

    • Mesuse dudia qe e ka mbaruar shkollen me 3 e perkedhelura e regjimit tiranen e la ne 71 sepse u nis per ne bullgari si spiune. Gjenerali u denua ne 74 keshtu qe ka pasaktesi. Kaq e imet kaq eimet ne gjithcka dhr madheshtore ne histori mban ere pordh me rigon.pra me shume pordh sesa byth

  • Bukur,shume bukur mjaft prekse ngjarja,bukur nderthurja.Nje skice sa per nje roman.Nje vertete historike duhet thene:Zaho Koken nuk e pushkatuan,por ai nga hidhrimi qe ndjeu per ate vajze, ne nje beteje pak kohe me pas,duke luftuar i doli mitrolozit gjerman perpara dhe ra si deshmor i atdheut.

  • Te marresh ate kohe dhe ta vendosesh ne kohe dhe hapsire sot eshte absurditeti me i madh !
    Ahere ish kohe lufte , lufta NCL ! Armiku i brendeshem kishte perhapur lloj-lloj shpifjesh per
    vajzat partizane qe kishin dale ne mal per te luftuar pushtuesin duke i quajtur ato ”kurva”
    qe kishin ikur maleve per t’u perdorur nga partizanet ,etj.etj. Pra propaganda ballisto-zigiste
    e kishin perhapur ne te kater anet e Shqiperise keto shpifje per denigrimin e luftes partzane.!
    Duhet patur parasysh edhe fanatizmi i kohes ne qytete por sidomos ne fshat kjo e rendonte
    shume luften partizane : ndershmeria ishte prioritare ne radhet partizane …
    Ne keto rrethana per t’u bere shembull u sakrifikue Ramize Gjebrea ! Sot gjykohet ndryshe
    kjo ndodhi qe ne vetvete eshte nje krim makaber dhe i pafalshem por ne kushtet e luftes
    cdo gje justifikohet . Nje shprehje e huaj thote : ” Ne lufte dhe ne dashuri cdo gje justifikihet ”!

    • Ne lufte of qe gjykohen krimet ndaj popullates dhe bashkepunetoreve per lufte karrigesh!!!

      Por kush do ti gjykonte morracat qe e quanin veten partizane pa e ditur fare cfare po benin?

      Edhe sot me ate mentalitet jane, sepse nga morrat shkuan ne Tirane edhe analfabet e genje te genjejme e krijo armiq te brendshe, Turp

  • Nuk eshte aspak e vertetet qe Zaho Koka eshte pushkatuar. Ramize Gjebrea Po , per mentalitetin prapanik te kohes dhe per tu mbyllur gojen bashkepunetoreve te pushtuesit se femrat partizane ishin amorale…. Zaho Koka u vra trimerisht ne lufte dhe u shpall madje edhe hero i popullit..

  • Ashtu eshte zoteri i nderuar ishte kohe lufte ku tradhetaret e kombit shpifnin ne maksimum per te rrinjte qe hidheshin ne radhet e Nac-Cl,e pikerisht bijt e ketyre pushtave apo si quhet me e kuptushme,keta bij kurvash edhe sot e kesaj dite vjellin vrer si rrace gjalperinjsh qe jane.Lufta ka ligjet e saj dhe kush shkel ato ligje mer plumbin.Keshtu eshte kur komandon koka e vogel o z.Astrit qe te djeg kaq shume emri i nje engjelli te porsa lindur ku ti plere kerkon te peshkosh.

  • Ka nje lloj hipokrizie ne kete ceshtje. Nga njera ane duan te thone se “ata” nuk bene dashuri por ishin shpifje e nga ana tjeter, u denuan dy te dashuruar, u vra dashuria ! O njera o tjetra. Zgjidhni e merrni. Fakti eshte se ajo beri dashuri me Zahon. Megjithate Ramize Gjebrea nuk duhej pushkatuar. Por duhej denuar ne nje fare menyre me perjashtim a forma te tjera te asaj lufte. Aq me teper qe nderkohe ajo ishte e fejuar me Nako Spirun. Ky ishte faj i dyfishte per te. Partizanet kishin moral te larte. Nuk te falte kush per keto gjera e per vjedhje. Jane pushkatuar edhe te tjere se kane marre fruta pa leje nga fshataret.

  • Meqenese lindi bebi Zaho Rama , u kujtuat te shkruani historira . O njerez , mos shqetesoni engjejt e porsalindur e mos u merrni me te vdekurit 70 vjet me pare , lerini te prehen atje ku kane rene !!

  • Zahoja ishte djale Levend dhe ramizea vajze me kulture, po nexhua nuk e duronte dot Ramizene dhe gjeti ca rrace spiunesh, nga shytajt e Tragjasit dhe ata genjenin sikur shihnin horror dy te rinj qe putheshin….sebepi

    Zahoja nuk e duroi dot dhimbjen dhe i doli plumbit perpara si trimat.

    pastaj diktatori pas vdekjes te bente hero e me tej…

    Per te then te verteten grate e tragjasit si pune e ketyre shytajve kane qene qene kryeintregantet e Shqiperise dhe kane marre me qafe alamet djemsh duke i cilesuar si ballist.

    Edhe sot me nje kembe ne varr vazhdojne ta mbrojne ate intrige dhe ne kete 23 vjecar intriga te reja kane trilluar, por kjo trego dobesine e Sigurimit te Shteti, qe ka punuar dhe punon mbi baze thashethemesh keqedashese, por me e keqja ne keto 23 vjet, e kryesisht 8 vjetet e fundit kanw shkatwrruar mendimttare duke i shpene ne vetvrasje dhe kane krijuar drama ne familje te tjera qofte edhe tek nipi i kesaj zyshe Budies, vetem fale karakterit te tyre te forte kane mbjetuar, porse intrigat dhe kurthet vazhdojne edhe sot…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *