Mesut Ozil joshet nga ideja për të luajtur me Manchester United dhe prej kohësh është në kontakte me drejtuesit e “Djajve të Kuq”. Ardhja e Gareth Bale mund t’i mbyllë hapësirat në formacion dhe gjermani është gati t’i thotë po ofertës së anglezëve, por kërkon 7 milionë euro në vit. Te United, tavani i pagave është 6.5 milionë euro, por diferencat mund të plotësohen me bonuse në bazë të paraqitjeve.
