Meta: 25 prilli është referendum kundër fuks-shtetit, hapin vende pune për të ‘rehatuar’ patronazhistët

Ornela

Presidenti Ilir Meta shkruan në një postim në “Facebook” se 25 prilli është referendum kundër “fuks-shtetit”.

Sipas Kreut të Shtetit, “punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor”.

Teksa publikon një shkrim të “Monitor” për fenomenin e shit-blerjes së votave, Meta thekson se këto vende pune paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.

Mesazhi i Metës:

25 PRILLI, REFERENDUM KUNDËR FUKS-SHTETIT! ??
Punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor.
Këto vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.
Ndërsa shteti i kapur, hap 10 mijë vende pune në administratën publike, pa asnjë vlerë, për të “rehatuar” kryesisht patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë.
Mirë që na survejojnë, por edhe t’i mbajmë me rroga për këtë!
Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor kundër FUKS-SHTETIT, i vënë tërësisht në shërbim të survejimit dhe patronazhistëve.
Me votën e tij plebishitare Sovrani më 25 Prill, rivendos rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës. ??

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Or ti president në dorë mban kushtetutën apo bllokun e famshëm që mbaje duke i diktuar me arrogancë lalës së pabesë të Myzeqes Dritan Priftit sa miljona do të vidhje nga njëri e sa nga tjetri? A e di ti që sa herë çfaqesh ti shqipëtarëve të ndershëm u çfaqet me një herë fantazma jote e turpshme para kamerës së fshehtë me bllok në dorë duke vjedhur si kusar i rëndomtë pa pikë turpi bashkombasit e tu?

    Po të kishe pak mënd do të ishe zhdukur nga skena politike duke ja lënë personin tënd të flliqur harresës, por e ka mirë kryeministri që thot për ty që je çmëndur dhe je i papërgjegjshëm dhe duhesh çuar për kurim në Vlorë. Kam frikë që në qoftë se Mona nuk do të çoj për tu kuruar nga mëndja para 25 prillit, në 26 prill do të pres me hanxharin që mban në dorë, dorën tjetër të tij që u kap me torbën e parave për të blerë vota për LSI në Pukë. Kujdesuni për presidentin se do të na bëj hatanë me atë kokë të çakërdisur skraparliu që ka ai, ta dëgjoj kryeministrin që po e thotë i merakosur çdo ditë që është i rrjedhur fare që të vej të kurohet sikurse bën ai .

  • Me 25 prill populli shqiptar duhet te beje referendum kunder Agush Habib Burgibes me kapuc ne koke dhe hanxhar ne dore dhe ne menyre shembullore te nxjerre nga skena politike gruan me te urryer te planetit dhe me llapaqenen e politikes Nafije dybekun turikalin e leshitlikes ta dergoje per skrap bashke me sektin hajduto naziskin te sharebajgave dhe lristave te haremit te Jales.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *