Meta: Aksioni në Lazarat, për të mbuluar gjithë vendin me drogë

Dita

Nga Gjirokastra, presidenti i ardhshëm Ilir Meta hodhi sërish akuza në drejtim të Policisë së Shtetit dhe ish­ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për kanabizimin. Gjatë mitingut elektoral me mbështetës të LSI, Meta u shpreh se akioni anti­drogë në Lazarat i tre viteve më parë u bë që të mbulohej me kanabis i gjithë vendi.

“Ne mbështetëm aksionin anti drogë në Lazarat, aty humbi jetën edhe një hero i Forcave Speciale. Por ai operacion në Lazarat u bë për të mbushur të gjithë Shqipërinë me drogë”, u shpreh Meta.

Ish-­kryetari i LSI fshikulloi PS-­në duke i quajtur pseudosocialistë të cilët janë fotokopje e Berishës së parë. “Me Petrit Vasilin kryeministër, gjirokastra do njohë projekte punësimi dhe zhvillimi për të gjithë të rinjtë dhe të reja. Në këtë shesh mungojnë shumë gjirokastritë dhe gjirokastrite, do donin të vinin këtu por kanë frikë se Rilindja nesër i heq nga puna. Kjo është Rilindja e pseudosocialistëve që erdhën në politikë me lugë ne brez dhe e kanë mendjen te kusia dhe tepsia, është fotokopje e Berishës së parë fare”, u shpreh Meta.

Presidenti i ardhshëm iu referua edhe marrëdhënieve me Greqinë. Ai tha se gjatë presidencës së tij raportet me fqinjin jugor do jenë të shkëlqyera.

“Marrëdhëniet tona me Greqinë do jenë të shkëlqyera dhe të gjitha problemet do t’i zgjidhim me mençuri dhe dinjitet për të dy popujt e vendeve tanë”, tha Meta.

Share This Article
5 Comments
  • Me mbylljen e Lazaratit ti Meta dhe Berisha e shpendate faren e marijuanes ne gjithe Shqiperine. Rama lufto e ju mbill ne gjithe vendin. Nuk e harron njeri Balilin tend ne Sarande more zoti bllokaxhi.

  • O i mjeri i te mjerve.
    Ty ta keputi aksionin me bllok videoja e Priftit.I hyre ne borxh Berishes dhe ia imponove borxhin ndaj teje.Ky Berisha per te mos humbur pushtetin dhe per te mos kaluar ne zgjedhje te parakoheshme te mbrojti.
    Me stili:Ndera ka nderen.Ia meshove lirin si nuk e permban as kushtetuta e regullores per te kuvendu ne kuvendin e llafazaneve ku pa dashje u rikthye ora gazmore e monizmit por tashti jo diten e diele por diten e enjete ne ore gazmore te pluralizmit te Integruesit Meta me pseudonimin(Like floriri) dhe ortakut tutor Berisha.
    Miku i mire shifet ne dite te veshtire.
    Fushata po ju forcon dashurin si miq(shoke) armesh.Njeri thirrje per revolucion,tjetri me armatosje te popullit.
    Basha e kaloj friken.Tashti duhet dhe Meta te beje vaksinen ndryshej do shkalloj pa u ulur ne kolltukun e Nishanit pdeist.Mundet ta kapin zerzelja e nuk i dihet fundi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *