Bledar Lumani

Kryeparlamentari Ilir Meta shprehet se Autoriteti i Mediave Audiovizive duhet të qendrojë larg çdo ndikimi politik.

Deklarata e Metës është bërë gjatë një studimi ndërkombëtar për funksionimin e AMA-s.

Sipas Metës, mazhoranca aktuale do bëjë çdo përpjekje për ruajtjen e pavarësisë së këtij institucioni.

Ne jemi shumë të ndjeshëm sa i përket cilsisë dhe pavarësisë së AMA-s në Shqipëri ndaj dhe ky studim na ofron një analizë të pavarur.

Më lejoni të shpreh mirënjohjen për punën e bërë.

AMA ka detyra të rëndësishme sa i përket lirisë së medias dhe asaj të shprehjes.

Ajo që pritet nga AMA është që të qëndrojë larg politikës, të jetë e paanshme në shërbim të interesit publik.

Me miratimin e ligjit të ri në mars 2013, i hartuar me ndihmën e specializuar të organizatave ndërkombëtare, ku Këshilli i Europës dhe BE kanë luajtur një rol parësor, Kuvendi i Shqipërisë i ka siguruar AMA-s gjithë bazën ligjore të nevojshme për një funksionim efikas që i japin mundësinë të çojë përpara sfida të rëndësishme për vendin.

Ky studim i paanshëm dhe profesional ka për qëllim ndërtimin e një themeli për të ardhmen, duke lënë pas një periudhë të vështirë të këtij institucioni dhe t’u bëjë ballë sfidave të reja.

Ndaj ne i kushtojmë dhe do ti kushtojmë rëndësi garancisë së pavarësisë së AMA-s.

Në këtë drejtim ne vlerësojmë mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Kjo vlen edhe më tepër për një autoritet të medias që duhet të jetë i pavarur dhe i paanshëm.” tha Meta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *