Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Aleanca Popullore nisin bashkëpunimin si dy parti aleate të koalicionit të majtë, duke prezantuar strategjinë e përbashkët për të maksimalizuar votat në zgjedhjet e 23 qershorit. Në një konferencë të përbashkët shtypi, dy liderët e partive aleate, Ilir Meta dhe Artur Dojaka, u shprehën se koalicioni i majtë është koalicioni më i gjerë i realizuar ndonjëherë në vend që prej rënies së komunizmit. Meta tha se Aleanca Popullore është një aleat me vizion konstruktiv.
“Aleanca Popullore ka një vizion tepër konstruktiv. Është një forcë që si prioritet kryesor të saj ka afirmimin e çështjes çame dhe zgjidhjen e saj, kjo në kuadër të integrimit evropian. Është një forcë që jam i bindur se do të jetë një nga surprizat e këndshme të 23 qershorit. Do të japë një kontribut të rëndësishëm për realizimin e atij rotacioni të domosdoshëm dhe aq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë. Dihet se Aleanca për Shqipërinë Evropiane përfaqëson koalicionin më të gjerë të realizuar ndonjëherë në vendin tonë në këto dekada pluralizmi politik”, u shpreh Meta.
“Ne e filluam përpjekjen tonë në vitin 1991 me krijimin e Shoqatës “Çamëria”. Kemi vënë zemrën tonë, mundësitë tona dhe gjithçka tjetër në shërbim të një kauze që është amaneti i shenjtë i të parëve tanë. Çështja Çame duhet të bëhet çështje e shtetit shqiptar. Çështja çame nuk çohet përpara duke mbetur brenda kornizave të një komuniteti, sado i madh që të jetë ai. Ajo duhet të bëhet një çështje kombëtare dhe si e tillë, ajo duhet të adaptohet nga shteti shqiptar dhe strukturat e tij, duke filluar nga qeveria. Prandaj jemi sot pjesë e këtij koalicioni fitues, “Aleanca për një Shqipëri Europiane”. Eshtë pa dyshim në nderin e Parlamentit Shqiptar miratimi i Rezolutës për Çamërinë. Jemi pjesë e këtij koalicioni fitues që kjo Rezolutë të kalojë në Kuvendin e ri, jo me marifete dhe falsifikime, por si vullnet i qartë dhe dinjitoz, me konsensus të të gjithë përfaqësuesve politikë të vendit, në koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar – tha Dojaka

Mir qe u zgjuan camet. Se ngelen pas atij trapit Idrizit
shume djale serioz me duket ky Artur Dojaka.
hajde aleance hajde e zgjidhet ceshtjen came dhe te floririt..mjere ne ku po shkojme me keta politikane qe mendojne vetem per karrike..
Kjo qenka levizja me e zgjuar qe po bejne camet per tiu kundervene atij pazarexhiut dhe matrapazxhiut IDRIZI qe e ka shitur ceshtjen came me te dyja kembet…IDRIZI deri me tash per 8-Vjet qeverisje Grekut i ka dhene det sa donte vete,Varreza sa te duash dhe pika kerkimi per varreza te tjera ja 1600 e ca…pse ky prototip njerezor kur ishte ne qeveri se ndaloi grekun qe as mos te merrte det,as mos te hapte varreza e aq me te terp te kerkonte neper vende te tjera??????Po ktu tek ne njerezit e kan mendjen tek partite e medhaja iken camet majtas dhe iken camet djathtas,halli qe kan camet mbetet jetim akoma!!Te lutem Z.Dojaka mos e tradhto dhe ti ket ceshtje se do demoralizosh nje krahine te tere!!ISHalla do vi dhe ora e Camerise.Te uroj sukses ne iniciativen qe sapo keni filluar…Urime
me lilin do fitoj ps po ku te groht koha se tani nuk ka ardhur koha te fitoj
Ke te drejte Ben…
keta po krijojne ne heshtje aleanca brenda aleancave…!
cdomethene kjo mes LSI dhe Lidhjes se Abaz Dojakes?!
Po te jete se eshte vazhdim i merise se padrejte te PBDNJ-se ndaj Metes, eshte e kuptueshme dhe e pritshme….
nje aferi me e madhe me Gjysmen e Majte te Cameve, por se si tingellojne keto gremisje sysh te llojit Çelo Mezanit pas martines se trete!
Pse nuk bashpunojne me Dulen keta te Artur Dojakes.