Meta: Asnjë amnisti për të dënuarit e dhunës në familje

Ornela

 

Pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi disa ditë më parë nga ish- bashkëshorti i saj, Presidenti Ilir Meta ka ndërmarrë disa nisma për reduktimin dhunës në familje, si dhe mbrojtjen e integrimin e viktimave si pasoje e këtij fenomeni.

Meta i ka bërë thirrje Ministrisë së Drejtësisë që të dënuarit për dhunë në familje të mos përfshihen në asnjë projektligj për dhënie amnistie.

Për Presidentin një familje e lumtur në mirëqeni dhe paqe brenda saj ka vlera të jashtëzakonshme për shoqërinë.

Nismat e Presidentit Meta: 

Ditët e fundit opinioni publik u trondit nga një krim mizor i kryer ndaj gjyqtares Fildez Hafizi. Fenomeni i dhunës në familje është një plagë e madhe dhe tepër e ndjeshme në shoqërinë shqiptare.

Përpjekje të vazhdueshme janë bërë nga institucionet shtetërore përgjegjëse, për reduktimin e këtij fenomeni, si dhe mbrojtjen e integrimin e viktimave të dhunës në familje.

Por përsëri ato mbeten shumë pak, ndaj kërkohet që çdo institucion sipas kompetencës dhe përgjegjësisë që ka, të angazhohet maksimalisht dhe të bëjë gjithçka për parandalimin e dhunës, dekurajimin dhe ndëshkimin e dhunuesve, me qëllim mbrojtjen dhe shëndoshjen e familjes shqiptare.

Në cilësinë e Presidentit të Republikës, të kompetencave që më njohin Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi, po bëj publike këto nisma:

1. Duke qenë se deri në ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ushtroj funksionin e Kryetarit të KLD, kam kërkuar nga KLD dhe Inspektorati i saj, që në përputhje me kompetencat që iu njeh legjislacioni në fuqi, të fillojnë një procedurë për verifikimin e vendimit të marrë nga Gjykata e Kavajës, më 28 prill 2016, ndaj shtetasit Fadil Kasemi.

2. Gjithashtu kam kërkuar të përfshihet në rendin e ditës të mbledhjes më të parë të KLD, një raportim mbi ndjekjen e detyrave të vendosura nga ky organ, për procedurat që duhet të ndiqen nga Gjykatat, në çështjet e lëshimit të urdhërave të mbrojtjes, për viktimat e dhunës në familje.

3. Angazhohem që si President në ushtrimin e kompetencës kushtetuese të ushtrimit të së drejtës së faljes, do të zbatojë në gërmë dhe në frymë Kushtetutën e RSH, si dhe ligjin 10 295/2010 “Për faljen”, por jo vetëm.

Një familje e lumtur, në mirëqënie dhe paqe brenda saj, ka vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e shoqërisë. Duke pasur në konsideratë, sa të rëndësishme janë jeta dhe shëndeti për çdo anëtar të familjes, por edhe rrezikshmërinë që paraqesin individët dhunues në familje, me qëllim dekurajimin dhe parandalimin e tyre në kryerjen e këtyre veprave, angazhohem që gjatë mandatit tim presidencial, nuk do të ushtroj të drejtën e faljes për asnjë individ të dënuar për vepra penale në marrëdhëniet familjare (përfshirë këtu por jo vetëm, nenet 79/c, 130/a, të Kodit Penal).

Nëse për zbatimin e angazhimit të mësipërm në ushtrimin e të drejtës së faljes, nevojiten ndryshime në ligjin “Për faljen”, kërkoj angazhimin dhe bashkëpunimin e institucioneve të tjera, për ndërmarrjen e nismës ligjore për këtë qëllim.

4. Gjithashtu i bëj thirrje Ministrisë së Drejtësisë si nismëtare për projektligjet për dhënie aministie, por edhe ligjvënësve të Kuvendit të Shqipërisë, që në vijim në asnjë rast në këto projektligje, të mos përfshihen si subjekte përfituese të tyre, të dënuarit të cilët kanë kryer vepra penale në marrëdhëniet familjare.

Është koha për të rritur bashkëpunimin dhe veprimin e të gjithë institucioneve me qëllim ndëshkimin shembullor të dhunës në familje.

Share This Article
17 Comments
  • FILLOI TA TREGOJE VETEN SE ESHTE SANÇOPANÇO. THOTE SE EHTE PRESIDENT DHE NUK E DIJ SE PER TE NDRYSHUAR LIGJET DUHET TE NDERHYHET ME LIGJ

    • Drejtesia do te behet duan apo nuke duan metovicet apo ramovicet e bashovicet keto djaj me fytyre mjeriu qe nuke kane te ndalur ne ligesi. says:

      O Dulcinja,te jete sanco panco Meta,Shqiperia nuke do te ishte ne kete gjendje ku riciklimi i botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet mbeti motoja e dites e politikes se Tiranes zyrtare deri me sot,ku ky djalle me fytyre njeriu kerkon te veshe masken e qengjit,ne nje kohe qe vazhdon ti beje karshillek drejtesise si autore apo bashkeautore ne mija krime,grabitje e tjetesim te pasurise kombetare dhe private nga fuqia e pushteteve.Dalja e Metes ne TV,e ketije peshkaqeni te denoncuar per krime e superkorrupsione me ze,figure e deshmi te gjalla sa istitucionale aqe dhe popullore e medjatike ka jo vetem nje pafytyresi dhe amoralitet,por verteton bindeshem se ai vazhdon te derrdhe lot krokodilesh sikurse berishovicet e bashovicet me shoke e shoqe per te mashtruar dhe shqyer prene e rradhes,pra popullin dhe popujt sikurse kane vepruar eterit e tyre shpirterore e ata biologjik.Marri e shkuar marrise nje krim qe kerkon ndeshkim,si frut i politikave te pandeshkueshmerise se krimeve e superkorrupsioneve ne dite e vite deri me sot.Drejtesia do te behet ashtu sikurse ju be milloshevicit,karaxhicit,sadamit apo gadafit me shoke e shoqe,fo te behet dhe per krimet makabre te diktatures komuniste si dhe per ju o metovicer dhe bashkepuntoret tuaj ne keto krime te denoncuara me ze,figure dhe deshmi te gjalla sa popullore aqe dhe medjatike kombetare e nderkombetare.Besoni,jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim,si dhe nje pasuri kombetare e private e grabitur dhe e tjetersuar nga riciklimi i botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet deri me sot ku ben pjese dhe metovici,qe jo vetem duhet denoncuar por hetuar dhe ndeshkuar me tere fuqine e ligjeve ne nderim te mbi 30 mije njerezve te pa fajshem qe rane pre e politikave te pangopesise ne leke te piset dhe pushtet brenda djajve te metovicit me shoke e shoqe.

  • Po per ty ka amnisti qe ke ushtruar dhune mbi tere familjet shqipetare 27 vjet dhe i ke perdhunuar edhe te vdekur e i ke quajtur ‘koke palare’ ka amnisti e kush ta jep apo kreu i ISI dhe mafjes Sali Ram Berisha qe u thote me kod gjyqtareve:’Vera ish shume e mire’!?

  • A KA KRIM ME TE MADH NDAJ NJE VENDI E POPULLI TE VETEEMEROHET PRESIDENTNJE SIMBOL I KORRUPSIONIT ME ZE E FIGURE I MARRE NE NDJEKJE PENALE PER KORRUPSION.???????????????????????????????

  • Por per bosin e pa surrat te ndraghetes se Cepanit,perse amnistia vazhdon pa fund.
    Ah,po kuptohet se ai ka pushtetin ne kete vend te mafiozeve te ndyre.

    • Vasili,amnisti nuke do te behet as per dhunen ne familje,frut i pandeshkueshmerise se botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imitalo-politik ne te tre pushtetet,por as dhe per politikanet e soit metovic qe vazhdojne e sundojne ne te tre pushtetet,plus opozite i thencin qe kane mbi supe mijra krime dhe superkorrupsione.Besoni drejtesia do te behet se e kerkoj Sovrani,USA dhe BE-ja,para tyre sozite e metovicerve jane askushi,se nga askishi erdhen tek askushi do te shkojne,por sic duken bathet do te kene nje fund te turpashem dhe pa kthim,ku e djeshmja dhe e sotmja do ti kujtohet si nje ederr,dhe e neseja ne burg ne nje ferr pa fund ku fjala amnisti per zozite e metes me shoke e shoqe nuke do te egzistoje.Duan apo nuke duan metovicerit me sozi drejtesia do te behet dhe ato nuke ka leke te piset dhe pushtet si brenda dhe jashte ti shpetoje nga burgu si pjese diligjuese e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet.

    • kujto bamir topin 366 te denuar per vrasje perdhunime pastrim parash , vendosje lendesh explozive 1700 deri 20.000 euro per ma kriminelet bani llogarite jo keq ligji 10 295-2010 per biznesin presidencial

      • ATE GJYQTARIN E VLORES,

        NJE MUAJ PARA SE TA VRISNIN ATA TE

        PULARISE DURRES (SPONSORAT E BAMIRIT)

        VETE BAMIRI E TRANSFEROI NGA TIRANA

        NE VLORE, SEPSE NE TIRANE ISHTE E

        VESHTIRE TA VRISNIN.

  • dhe ne kete tematike; ti je gebels . dhuna ne familje, shkaktohet nga kriminel si ti, qe ndan familjet shqiptare dhe i çon drejt krimit,si pasoje e vuajtjeve dhe mungeses ekonomike, shkaktuar nga mega hajut si ti, qe s’len gje me per popullin, pasi ripni dhe vidhni ç’do gje qe ju del perpara dhe natyrisht, qe per popullin s’ngelet me gje, veç te zihen e vritn me njeri tjetrin edhe…. ne familje .

  • Tashti kete lgj s’po e mare vesh dhuna ne familje eshte per te dya gjinite ..apo vetem per gjinin femerore Se kohet qe kane ardhur neper gjykata me teper kane ankohen me teper burrat per dhunen ne familje

  • Krimet ne familje, mjere kujt i qellojne, se ato behen kur njerzit humbin mendjen , shkallojne……Por ti, te tjera gjera shiko o Metaaaaaaaaaaa…..

  • Kujdes pak me ate ligjin 10 295/2010 ” Per biznesin Presidencial ” aty zor se mban fjalen. Kujto ish kolegun Z.Bamir Topi i cili ja kaloi edhe Barack Obamas duke falur 366 denuar vendosje bombe ,vrases, përdhunues,mashtrim piramidal 1500 € -20.000 per bosat… beji llogarite vete. Pune te mbare e suksese ne pune!!!

  • Kujdes me ligjin 10 295/2010 per biznesin Presidencial. eshte tundues kujto famekeqin Topi qe ja kaloi me amnisti edhe Barak Obamas.366 denuar vrasesje ,perdhunime vendosje bombe,mashtrime piramidal 1700 eur drei20,000 per gangot e medhej.bani hesap vet jokeq/Te uroj sukses

  • Kujto kolegun Topi qe ja kaloi edhe Barack Obamas me Amnisti 366 te denuar vrases perdhunues vendosje explozivi,mashtrim piramidal 1700 euro deri 20.000 ma kriminelat, logarija asht krejt e thjeshte,,Te uroj suksese ne pune,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *