Në vijim të vizitës së tij në Austri, Presidenti Ilir Meta u takua sot me Kryetarin e Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka.
Presidenti vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe nënvizoi se është krijuar momenti i duhur për të nxitur veçanërisht bashkëpunimin ekonomik dhe atë në fushën e arsimit, në ndjekje të shembujve frymëzues të bashkëpunimit që ekzistojnë tashmë mes dy vendeve.
“Parlamenti austriak, ashtu si të gjitha institucionet e tjera të këtij vendi, është një përkrahës i palëkundur i procesit të integrimit të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe rikonfirmimi i këtij qëndrimi përmes Kryetarit të Parlamentit Sobotka është një lajm shumë inkurajues”, – tha Kreu i Shtetit.
Në kuadër të Presidencës së austriake të BE, Presidenti Meta vuri në dukje rëndësinë që ka finalizimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, e vetmja që ende nuk përfiton këtë të drejtë në rajon, edhe pse tashmë i ka plotësuar të gjitha standardet e kërkuara në këtë proces.
Njëkohësisht, Presidenti Meta theksoi se mesazhet pozitive të zgjerimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë janë shumë të rëndësishme, dhe në këtë kontekst Shqipëria është e vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet për pasur një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.
o.j/dita

President hajdut dhe kriminel.
Likja duhet te hyje ne burg se eshte simboli i vjedhjes poshtersise dhe mafies ne Shqiperi.
O Fshater nga Cepani .
Sali Berisha ka bere shume vjedhje ,vrasje e krime . Edhe ne kokpalaret mund te zbuteshim sado pak . Por qe nga momenti qe te ndihmoi ,te shpetoi ty nga burgu dhe te la te lire, ne Shqiptaret nuk do ja falim Saliut ,per jete te jeteve ,qe la nje rrugac budalla neper kembet tona ,per tna drejtuar duke vjedhur e shkateruar .,Dhe vetem per kete gje ,Saliu te hetohet e te denohet ,tamam sikur gjygji i Nürenbergut., ndaj nazisteve.
Bravo miqeve te vertete qe kemi pasur gjithmone.germanet e austriaket.