Presidentin Ilir Meta duket se nuk e shqetësojnë sulmet e kryedemokratit Lulzim Basha.
Në një intervistë për emisionin “Pushteti”, Meta u shpreh se problem për të do të ishte po të kishte kundër liderin historik të Partisë Demokratike, ish-kryeministrin Sali Berisha.
Gjatë fjalës së tij, Meta shtoi se ai dhe Berisha kishin shumë të përbashkëta, por edhe ndasi që gjithësesi nuk kishin rezultuar fatale për miqësinë e tyre.
“Basha kundër meje? Problem do të ishte po të kisha kundër liderin historik. E kam fjalën për Berishën? Po pse pyetje është kjo? Magnet i kësaj toke është… Të gjithë e kemi arritur vetë me punë dhe këmbëngulje pa dhurata. Kur mësohesh me dhurata e humbet masën, prandaj nuk duhen llastuar edhe fëmijët. Na bashkon edhe interesi kombëtar. Këto janë gjëra që dihen nga të gjithë. S’jemi marrë vesh akoma për 29 nëntorin, për shembull”, tha në fjalën e tij Ilir Meta.
j.l./ dita

Mos qaj hallin e Bashes . Ai i perket nje vendi tjeter qe mesa duket Ju nuk e keni vend mik .