Seanca e të enjtes ka zgjatur vetëm 16 minuta. Për shkak të tensionit të deputetëve demokratë, të cilët kanë qëndruar në këmbë për të bërë
zhurmë, mazhoranca ka votuar me shpejtësi projektligjet.
Më pas Meta ka njoftuar mbylljen e seancës. Ai ka thënë se do të jetë në zyrën e tij,
ndërkohë që ka ironizuar me Topallin dhe Berishën, që vajtën kur seanca kishte përfunduar. Por gjatë ikjes kreu i Kuvendit nuk ka qëndruar pa bërë batuta me paraardhësen e tij. Gjatë kohës që po fliste Meta, është futur Topalli në sallë ndërsa seanca kishte filluar. Topalli i kërkoi Metës sa hyri të jepte dorëheqjen, dhe përgjigja e Metës nuk vonoi.
“Ti moj zonjë kërkon të marrësh pushtetin dhe
zgjohesh në orën 11:00”, tha Meta. Më pas kreu i parlamentit tha, “i bëni të fala Doktorit nga ana ime”, ndërsa Berisha nuk kishte ardhur në sallë. Kur erdhi Berisha, seanca përfundoi ndërsa Meta i përshëndeti demokratët duke ngritur dy gishtat lart. Përfundimisht jemi popull batutaxhi, që nga i madhi e deri tek më i vogli!
