Kreu i LSI-së, Ilir Meta, shprehet se partia e tij, si pjesë e koalicionit qeverisës, nuk është pajtuar me ritmin me të cilin ka ecur vendi vitet e fundit, duke parë potencialet ekzistuese të tij. Në një intervistë për Shqiptarja.com, Meta thotë se kjo është edhe logjika mbi të cilën u përzgjodh slogan i LSI-së në këto zgjedhje “Të ecim më shpejt”
Meta shprehet se nuk ka asnjë peng nga qeverisja me Berishën. Ai thotë se të dy palët (PD dhe LSI) kanë qenë të ndërgjegjshëm që koalicioni nuk do të ishte i lehtë dhe po ashtu edhe qeverisja. Por sipas tij, aleanca ka funksionuar më mirë nga ç’ishte menduar në momentin e e nënshkrimit të marrëveshjes.
Meta thotë se ndonjëherë është media ajo që e bën politikën më agresive, ndërsa shton se shpreson që pas 23 qershorit, qytetarët nuk do të kenë ngarkesën e pamerituar të politikës në jetën e tyre.
Meta u përgjigjet disa pyetjeve të shkurtra të Shqiptarja.com
A është Berisha burrë shteti?
Jo.
A ishte Rama kryetari që i duhej PS-së në 2005.
Nuk kishte tjetër.
A është Rama kryeministri që i duhet Shqipërisë pas 23 qershorit?
Koha do ta provojë.
A kishte mundësi Ilir Meta të vazhdonte të qeveriste me Berishën?
Po, por kjo nuk ishte në interes të vendit, për të ardhmen.
A është ilir Meta një kryeministër potencial pas 23 qershorit?
Kjo nuk është sfida ime më e madhe.
A është konsultuar me ju një pjesë e lsitës së Ps-së?
Jo.
A e keni përcaktuar ju dhe Rama qeverinë e ardhshme?
Jo, atë do ta përcaktojnë qytetarët në 23 qershor.
A i duhet PD-së një kryetar tjetër?
Po.