Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi sot kandidatët për Qarkun e Gjirokastrës, ku kryeson Vangjel Tavo. Në një aktivitet të organizuar pasditen e sotme në pallatin e sportit, kreu i LSI-së, Ilir Meta, ironizoi Berishën për infrastrukturën rrugore në vend, duke thënë se më të gjatë janë shiritat që pret sesa rrugët se shtrohen.
“Është kënaqësi se sot në Gjirokastër të vë re këtë shpirt gare dhe fitore e cila vjen për arsyen e thjeshtë se ju keni zgjedhur një ekip konkurrues dhe shpirt fitues, ndaj i falënderoj nga zemra, kandidatët. Për ne integrimi është proces që duhet të ndodhë në radhë të parë brenda nesh pastaj në të gjithë aktorët e tjerë. Gjatë 8 viteve të fundit, ritmi i progresit ka qenë shumë i ulët sepse situata politike ka qenë konfliktuale. Procesi i integrimit pas liberalizmit të vizave ka ngelur në vend numëro. Sot ekonomia jonë po përpëlitet pasi qeveria në largim nuk ka mundësi për rritjen e potencialeve. Tani më të gjatë janë shiritat që priten sesa rrugët që asfaltohen Kryeministri aktual , i cili përgatitet të bëjë dorëzimet me 23 qershor, i cili ka bërë mijëra miliona kilometra rrugë të asfaltuara anembanë globit e ftojmë të vijë jo me helikopter, por me makine dhe ti kërkojë falje gjithë këtyre trevave, pasi Gjirokastra, Tepelena, Përmeti nuk mund të ecin me ritmin e tij , por do ecin më shpejt me LSI. Janë të pafund sipërmarrësit dhe biznesmenët që kanë bërë prej 6 vitesh vepra publike dhe nuk janë paguar ende nga kjo qeveri, por ndërkohë paguajnë këstet për kreditë që kanë marrë prej vitesh, ndërkohë që qeveria fsheh 500 milionë euro borxh të papaguar, për firmat”, theksoi Meta.
Mire!Por ashpersia duhet rritur ne fushate!Basha konsideron armik Ramen!Pra ka dalje nga shtrati demokratik,dhe kerkush nuk e sulmon nga politikanet!Politika konfliktuale nuk po i largohet perroit te saj dhe Basha nje njeri qe noton ne pellgje perroi!Duhet goditur kjo politike konfliktuale dhe argumentuar deshtimet!Drejt dhe bukur,gjatsia e rrugeve dhe e vet shiritave te Berishes…por 10 mije kilometer e kam thene eshtë te jete shtruar autostrada Genova-Bari 960 km…Goditeni ketu duke i kerkuar shpjegim!Opozita kete rradhe duhet te fitoje,duke treguar ndonje dobesi vet Meta!Sovrani kete nuk e ka pare ndonjehere,njohjen e ndonje difekti qe edhe ka qene(per mua i rende) por qe po riparohet me kurajo!Mire,ketu me shiritat Meta!