Vendimi, Meta: Ta kishte në dorë Berisha do thoshte “PO” pa pyetur

redaktor

Intervista e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta dhënë për emisionin “Watching” të gazetares Menada Zaimi në “AGON Channel”

Z. Meta, pas këtij vendimi “Jo” të qeverisë shqiptare duhet të shqetësohemi për marrëdhëniet me SHBA-të?

Jam i bindur se marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të konsolidohen akoma edhe më tej. Sot është vendosur një standard edhe më i lartë i demokracisë në Shqipëri dhe SHBA-të kanë pasur gjithnjë parësore për Shqipërinë ecurinë në rrugën e demokracisë. Ndërsa çështja e demontimit të armëve kimike të Sirisë nuk është një problem thjesht midis SHBA-ve dhe Shqipërisë. Kjo është një çështje ndërkombëtare. Natyrisht SHBA-të si aktori më i rëndësishëm global në fushën e paqes dhe të sigurisë kanë angazhimin e tyre. Unë besoj se ky ka qenë një raport shumë i sinqertë komunikimi deri ditën e sotme, i cili natyrisht konfirmoi se Shqipëria nuk i kishte kapacitetet për tu përfshirë në këtë ndërmarrje ndërkombëtare dhe Shqipëria nuk mund të mohonte gjithashtu zërin dhe shqetësimin e qytetarëve të saj, të cilët vetëm pak vite më parë u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje mjaft tragjike ku humbën jetën 26 shqiptarë. Natyrisht kjo ngjarje ka lënë gjurmët e saj. Ashtu sikurse edhe instrumentalizimi i ekzagjeruar nga ana e opozitës i kësaj çështjeje e bënte akoma më të vështirë një gjykim apo një vendim tjetër.

 

A mund të thoni që vendimi për të thënë “Jo” u mor për shkak sepse protestat u bënë shumë të fuqishme?

Nuk ndaj të njëjtin vlerësim sepse asnjë vendim nuk ishte marrë për këtë çështje. Natyrisht SHBA-të, sikurse është bërë publike, kanë kontaktuar me zyrtarë të qeverisë shqiptarë siç kanë kontaktuar edhe me zyrtarë të vendeve të tjera partnere apo anëtarë të OKB-së, dhe nuk mendoj se protestat ishin shkaku kryesor. Jam i bindur që vetë Kryeministri nuk ka qenë i bindur që në fillim që Shqipëria i kishte kapacitet dhe në të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që Shqipëria nuk i kishte këto kapacitete. Në këtë drejtim edhe në rast se Shqipëria do të përfshihej në këtë operacion, që në çdo rast do të ishte një përfshirje e pjesshme sepse asnjëherë nuk bëhej fjalë për të depozituar këto mbetje por për të kryer një proces deaktivimi, absolutisht që kapacitetet do të instaloheshin përmes partnerëve ndërkombëtarë si SHBA-të, OKB e kështu me radhë. Kështu që nuk mendoj se ka qenë një vendim i marrë i cili u rishikua si rezultat i protestave. Por mund të them që edhe protestat patën impaktin e tyre dhe kjo është tregues i një demokracie në rritje në vendin tonë dhe një pjekuri e re.

 

A është kjo një “Jo” përfundimtare apo mund të shkojmë në javët e ardhshme dhe mund të rimendohet opozicioni i Shqipërisë?

Unë besoj se qëndrimi i Kryeministrit ishte i qartë.

 

Z. Meta, çfarë do të kishit bërë ju ndryshe në këtë situatë?

Mendoj se i gjithë procesi ka qenë mjaft kompleks. Në çdo rast çdo vendim, i cili do të merrte në konsideratë këtë propozim, do të shoqërohej me garanci shumë të forta publike, ligjore, të cilat do të bënin të mundur që vërtet Shqipëria të dilte më e pastër pas një operacioni të tillë, pavarësisht nga pasojat, të cilat shpeshherë më shumë se sa të drejtpërdrejta, mund të kenë të bëjnë me imazhin e vendit, i cili natyrisht më pas përkthehet edhe në pasoja më konkrete, turistike, financiare, sociale e në vijim. Por, unë jam i bindur se në çdo rast garancitë do të ishin shumë të forta. Së dyti, mendoj se pati një spekulim shumë të madh gjatë gjithë këtij procesi sepse në asnjë rast një proces i tillë nuk mund të ndodhte jashtë vëmendjes dhe jashtë syve të opinionit publik, jashtë Parlamentit, jashtë dialogut me opozitën, jashtë Presidentit të Republikës, i cili natyrisht që do të ishte aktor. Por, sigurisht që kontakti i parë në çdo rast kur diskutohet një çështje e tillë që ka të bëjë me një marrëveshje ndërkombëtare është gjithmonë me qeverinë, tratativat, diskutimet për shkëmbimet e mendimeve të ndryshme dhe në këtë drejtim mendoj se ka pasur paragjykime të padrejta ndaj qeverisë, ndaj kryeministrit, sepse u tha që ishte marrë një vendim, u dhanë garanci të plota nga ana e opozitës, nga ana e z. Berisha dhe shohim që kemi një rezultat tjetër. Pra, u instrumentalizua një raport mjaft konstruktiv me partnerët ndërkombëtare për qëllime të brendshme politike. Kjo nuk është pozitive dhe nuk është e shëndetshme.

 

Ju ratë pre e këtij instrumentalizimi?

Jo, absolutisht nuk ka lidhje kjo me këtë instrumentalizim, por duhet theksuar që vendimi i sotëm tregoi se opinioni u mbars në një pjesë të madhe në një mënyrë mjaft spekulative. Shqetësimi për armët kimike është një shqetësim i drejtë për të gjithë qytetarët, aq më tepër që opinioni publik ka qenë i bombarduar me pasojat e mëdha që armët kimike shkaktuan në Siri. Ky ka qenë një problem mbarëbotëror dhe kuptohet që asnjë qytetar nuk do të dëshironte që Shqipëria të kishte të bënte me këtë proces, qoftë edhe psikologjikisht. Por, opozita mendoj që vërtet e kaloi vijën e kuqe me trajtimin e kësaj çështjeje dhe se kjo çështje në çdo rast do të trajtohej me përgjegjshmëri dhe në mënyrë legjitime dhe kushtetuese.

 

Çfarë Shtetet e Bashkuara i ofroi Shqipërisë për të pranuar dhe për të marrë këto armë kimike? Sepse ka pasur disa spekulime se do të ketë një shpërblim për të pasuruar disa zona Hotspot në Shqipëri apo ishte në një formë të një ndihme financiare?

Nuk mund të flas në detaje sepse natyrisht këto kanë qenë kontakte me zyrtarët e qeverisë, por besoj se edhe kryeministri Rama e ka bërë të qartë, edhe ambasadori Arvizu e ka bërë të qartë që në çdo rast një projekt i tillë nuk do të synonte dëmtimin e Shqipërisë, por përveç kontributit të Shqipërisë në këtë çështje që është ndërkombëtare për t’i dhënë një përgjigje shqetësimit të opinionit publik, sidomos në raport me mjedisin, do të kishte edhe aksione dhe mbështetje suplementare për probleme të tjera mjedisore që Shqipëria i ka të trashëguara nga e kaluara.

 

Sipas jush, z. Rama zgjodhi rrugën logjike? A bëri ndonjë gabim dhe ju çfarë do të kishit bërë ndryshe nga ai?

Unë mendoj se z. Rama ndoqi atë rrugë që mund të ndiqte një kryeministër, e cila natyrisht nuk është rruga e një qytetari të thjeshtë, i cili menjëherë të thotë ‘Jo’ dhe menjëherë del në protestë. Pra, ka bërë përpjekjet më të mira për të treguar vullnetin e Shqipërisë për të kontribuar në një aksion ndërkombëtar që i shërben paqes, stabilitetit, sigurisë. Sepse kjo gjë i është kërkuar dhe Shqipëria asnjëherë nuk ka munguar për të kontribuar për këto çështje të drejta. Shqipëria ka djemtë e saj, të cilët  kanë qenë në Irak, të cilët janë në Afganistan dhe kjo bëhet në emër të disa vlerave dhe parimeve të shenjta për mbarë njerëzimin dhe për popullin shqiptar, i cili është një përfitues gjithashtu i lirisë, i paqes, i sigurisë për të cilën kanë kontribuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë evropianë. Dhe natyrisht në gjithë vlerësimin e kësaj çështjeje, duke vlerësuar të gjithë faktorët, arriti në një konkluzion që u bë sot publik.

 

Nga fillimi deri në fund fjalimi i Kryeministrit të linte të kuptoje se vendimi do të ishte pozitiv. Pse ishte e nevojshme për ta bërë këtë?

Mendoj se kryeministri ka dashur të japë një anë të balancuar të dyjave alternativave dhe të bëjë të qartë se qëllimet e Shteteve të Bashkuara kanë qenë mjaft pozitive për të përfshirë Shqipërinë dhe për ti dhënë një rol asaj në këtë proces të rëndësishëm me vlerë ndërkombëtare. Në renditjen e shumë elementëve shumë pozitivë ai ka dashur t’u japë një përgjigje të gjithë akuzave që i janë bërë për arsye politike ndaj vullnetit të qeverisë shqiptare apo kryeministrit për të qenë i hapur, për të bashkëbiseduar dhe për të vlerësuar një alternativë të tillë.

 

Kjo “Jo” e Kryeministrit Rama, mos ndoshta ishte një zgjedhje pragmatike se protestat në rrugë mund të rrëzonin qeverinë? A do të mundeshin ato të rrëzonin qeverinë nëse Kryeministri do të thoshte “Po”?

Nuk mendoj. Unë jam i bindur, se në çdo rast, qeveria aq më tepër Kuvendi, nuk mund të merrnin një vendim larg syve, larg vëmendjes së opinionit publik dhe nuk mund të injoronim shqetësimin e qytetarëve. Pra, mendoj se duke u gjykuar në kompleks, e gjithë çështja u arrit në vendimin më të pjekur i cili në asnjë rast nuk është një vendim që ka të bëjë me një raport tjetër nga ai i deritanishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përkundrazi. Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës sikurse u shprehën pas bërjes publike të këtij vendimi. E mirëkuptojnë këtë qëndrim të Shqipërisë dhe absolutisht do të vazhdojnë të jenë mbështetëse ndaj vendit tonë.

 

A i prisnit të tilla protesta nga qytetarët shqiptarë ?

Patjetër që manifestime do të kishte sepse ne kemi pasur edhe për çështje të tjera të cilat nuk kishin dhe nuk mund të kishin këtë sensiblitet që u krijua në këtë rast. Por,  pa asnjë diskutim që ne e kemi bërë të qartë që në fillim që nuk mund të merret asnjë vendim që nuk do të kishte në konsideratë shqetësimin e qytetarëve. Ne këtë e kemi thënë përpara se protestat të merrnin dimensionet e dy ditëve të fundit.

 

Kjo është diçka e re për Shqipërinë ?

Gjëja e re për Shqipërinë, është një standard më i lartë për demokracinë në Shqipëri. Manifestime mjaft paqësore, mjaft të sinqerta dhe natyrisht pa asnjë konfrontim dhe me mesazhe tepër konstruktive.

 

Z. Meta, a mendoni se kishte frymë antiamerikane në këtë protestë dhe a e inspiroi opozita një frymë të tillë në protestë?   

Në radhë të parë, unë mendoj se ky nuk ishte një raport midis Shqipërisë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Raporti me SHBA-në është një raport mjaft i fortë dhe i konsoliduar. Këtu kemi bëjmë me një çështje ndërkombëtare, ku Shtetet e Bashkuara janë më të ekspozuara sepse kanë rolin kryesor për t’i dhënë një zgjidhje krizës në Siri dhe çështjes së armëve kimike. Kështu që, nuk mendoj se këtu kemi të bëjmë me një reagim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës por kemi të bëjmë me një shqetësim të madh qytetar për rrezikun që mund të vinte nga ardhja e këtyre armëve kimike në Shqipëri duke nisur nga eksperienca të hidhura në të kaluarën me problemet e demontimit që ne kemi pasur me armët tona të trashëguara nga e kaluara. Përveçse një sensibiliteti të krijuar përmes medieve të huaja apo vendase, një pjesë e të cilave ishte mbartura me mjaft spekulime që krijuan dhe një atmosferë shqetësuese dhe kjo për mendimin tim kjo nuk lë asnjë gjurmë në raportet tona me SHBA-në të dhe qytetarët tanë e kuptojnë që SHBA-të ishin dhe mbeten të interesuar për të gjetur një zgjidhje e cila natyrisht do të gjendet.

 

Opozita e kaloi vijën e kuqe aq sa për të treguar se është anti-amerikane?

Mendoj se opozita e teproi mjaft dhe unë kam përshtypjen se po të kishte qenë z. Berisha Kryeministër do të ishte një marrë një vendim pa u diskutuar me askënd.

 

Gjithsesi ne nuk e dimë se si do të kishte vepruar z. Berisha….

Unë e them këtë, sepse u teprua shumë prej tij dhe prej përfaqësuesve të PD-së. U teprua aq shumë sa dje në parlament jashtë çdo standardi dhe jashtë çdo norme, pa asnjë bazë ligjore dhe pa u bazuar në rregullore kërkonin që të anulohej vizita e Kryeministrit në Malin e Zi për shkak të këtij shqetësimi aq të madh që ishte krijuar këtu.

 

Megjithatë, ju biseduat me z. Berisha…

Po, unë e takova për t’i bërë të qartë se shqetësimi i tyre mund të merrte një zgjidhje shumë normale, por ne nuk mund të ekzagjeronim, sepse sikurse unë e thashë që edhe në Parlament asnjë vendim nuk mund të merret pa dëgjuar edhe zërin e z. Berisha, pa dëgjuar edhe zërin e opozitës, sepse ne jemi një vend demokratik. Ne jemi një vend ku veprohet mbi bazë të ligjeve dhe në këtë drejtim unë mendoj se opozita duhet të ishte treguar edhe më e përmbajtur.

 

Ishte një situatë interesante. Mazhoranca dhe opozita ishin në të njëjtën anë. Diçka jo shumë shqiptare, a mund ta themi këtë?

Kjo gjë nuk ndodh vetëm këtu, ndodh edhe në vende të tera por unë mendoj se sjellja e qytetarëve ka qenë një sjellje model e cila solli një standard të ri të demokracisë në Shqipëri.

 

A mund të themi se kjo ishte një fitore e shqiptarëve, pra shqiptarët bënë që zëri i tyre të dëgjohet?

Mendoj se kjo ishte një fitore e demokracisë shqiptare në përgjithësi, sepse këtu kemi disa komponentë të gjithë së bashku, të cilët treguan në fund të fundit që demokracia jonë ka hyrë në një epokë të re, sidomos pas zgjedhjeve të 23 qershorit, sepse mendoj që edhe sjellja e qeverisë dhe Kryeministrit dhe sjellja e shqiptarëve, të gjithë tregojnë standard të ri.

 

Z. Meta, e menaxhuar ndryshe kjo situatë, a mund të kishim sot një “po” apo “jo”-ja ishte e pashmangshme?

Kam përshtypjen që përgjigja e sotme ishte rezultat i një gjykimi objektiv dhe kompleks i të gjithë çështjes.

 

A i ka zhgënjyer mazhoranca sotme votuesit e 23 qershorit? Nëse fitoi në 23 qershor humbi pas 6 muajsh një betejë po me popullin në shesh…

Nuk e kuptoj përse mazhoranca duhet të konsiderohet si humbëse. Së pari, mazhoranca nuk ka pasur në programin e saj elektoral për të çmontuar armët kimike nga Siria në Shqipëri. Së dyti, mazhoranca asnjëherë nuk ka synuar të realizojë diçka e cila vjen në kundërshtim me interesat e qytetarëve, përkundrazi. Kështu që kjo ngjarje ky zhvillim tregon që kemi një epokë të re, me fitoren e kësaj mazhorance ku qytetarët ndryshe ndoshta nga e kaluara mund të shprehin lirshëm vullnetin e tyre dhe jo vetëm kaq, por edhe të dëgjohen.

 

A janë një problem madhor për ju mbetjet toksike që ka në këtë vend, depozitimi i tyre, apo mbetjet urbane? A mendoni se Shqipëria do ta zgjidhë këtë problem e vetme, pa eliminimin e mbetjeve toksike që ka aktualisht në vend?

Unë mendoj se ne do ta zgjidhim këtë problem në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar, në radhë të parë me Bashkimin Evropian kemi mjaft projekte për të trajtuar këto çështje të trashëguara dhe pa asnjë diskutim që ne do t’i zgjidhim këto.

 

Z. Meta, po i referohem një komenti tuaj në parlament. A janë çarmatosur shpirtrat e shqiptarëve sot dhe kush ishin ato shpirtra që ishin të armatosur?

Un e kisha fjalën për politikanët, sepse flasim kundër demontimit, por vazhdojnë të jetë të armatosur me shpirti e konfliktit të tensionit të panevojshëm, ndërkohë që ne duhet të marrim shembull nga qytetarët të cilët kanë qenë mjaft të natyrshëm në gjithë këtë reagim. Dëshira për të nxitur dhe për të rritur konfliktet në shoqëri absolutisht që është e gabuar dhe kemi nevojë të detoksikojmë politikën. Unë e kam thënë me kohë këtë fjalë. Në radhë të parë qytetarët janë shumë të çliruar.

Share This Article
13 Comments
  • Meta ka thene nje te vertete;Po qe se Berisha do ju kishte premtuar amerikanve do vendoste per PO sepse Berisha nuk eshte besprere as mashtrues si Rama.Berisha me Ujguret dhe Muhaxhidinet ka treguar burreri integritet pamvarsiush dhe besnikri se ishte mire apo keq qe i mori si Ujguret apo Muhaxhidinet.Rames i mungojne ato cilsi

    • Zoteri, cilesive qe ju i atribuoni z. Berisha u ka ikur koha. Cdokush qe ka nje formim mesatar e percmon cdo shfaqje te atavizmit.
      Ta duash Berishen nuk eshte mekat, por ta levdosh per gabimet e renda qe i sjellin pasoja shoqerise eshte mekat.

      • Berisha eshte nje Lider qelbesire , tipiku i servilit ndaj cdo te huaji dhe nuk diskutohet fare qe Berisha do vendoste me koken e tij , pa e pyetur fare popullin shqiptar

        Sala eshte nje sherbetor vullnetar i te huajve

        Ai nuk ka respekt aspak per opinionin e populllit shqiptar, dhe shyqyr qe nuk ishte ne krye te vendit
        dhe nuk duhet te vije kurre ne krye nje gje e piste si Berisha …..

  • Pas humbjes së shanseve të mëdha historike , në të kaluarën ku Beogradi me agjentë potenciale në shtetin shqiptar sabotoi dhe largoi Kinën(sot vend i dytë në botë,nga i 48 që ishte në vitin 1975) dhe humbja e shansit historik,porosisë të lidheshin me Gjermaninë, sot lokomotivë europiane,(dhe kjo për të mos u komplementauar ikja e Kinës,që zhvilloi Shqiperinë,për të marrë Kosovën; humbja e shansit me SHBA, një marrëzi kolektive shqiptare që brezat do ta gjykojnë negativisht! Perfshirja e opozitës në kete marrezi, një veprim donkishotesk që i humbi rastin Shqiperisë të katerfishojë PIL dhe pasurinë e qytetarëve,që si tha Ten Hsiao Pin,”Shqiperia do të jetë vitrinë kineze në Europë,dy fish me e pasur se Zvicra…”(Le Monde 1976) Sot humbem yllin polar të ZOTIT, nuk dëgjuam specialistët dhe nuk diktuam kushte për Kombin ku zgjidhja e ceshtjes së Camerisë groposet mesiguri pergjithmonë!Rama beri mirë që dëgjojë zërin e protestuesve,por shqiptaret nën marrëzi humbën një brez jete me vlerat monetare që humbën kur siguria e jetës ishte e garantuar!Qipro,Turqia,Franca por dhe vet Norvegjia mund ta madrë këtë pasuri perrallore.(Mbi 12 miliardë dollarë per tre-kater vjet demontim!Meta e di këtë kosto humbje,por bën mirë që marrezisë shqiptare i vë mburojë vendimin!Sigurisht epersitë e zgjimit të protestave pas vrasjeve kriminale të pandëshkuara,janë lartësi demokracie, por rezultati është jopeoduktiv përccështjen. SHBA,ka arsye tani të ndryshojë qendrim realisht ndersa do deklarojë vazhdimesinë…Besoj se nuk gaboj!

    • Ura e Bunes;

      Je akoma ne Uren e Bunes ti. Ti si shumica e shqipetareve nuk mendoni para se te flisni prandaj perfundoni gjithmone ne situata te veshtira. Nuk ka cfare te te duhet pasuria kur eshte e sigurte se nuk do ta gezoshe. Keni mentalitetin se te gjithe ju kane borxhe dhe duhet te te japin dicka. Sote duhet te punosh vete, ji i sinqert dhe pos prite te japin te tjeret se ata duan dicka me shume nga cdo ti japesh ti. Ju pelqen shqipetareve apo nuk ju pelqen kjo eshte e verteta.

  • Vertet ishte nje fitore , apo fillimi i nje humbje te madhe…kete nuk e di askush sot. Ata, qe deri dje therrisnin ne sheshe “fitore”, nje dite do e shohin te verteten se kjo nuk ishte nje fitore e askujt, por nje humbje e gjithkujt. Nga parullat qe u leshuan, ngahirrjet, pankartat, nga cjerrjet e zonjes Doda ne parlament dhe sidomos nga histerizmi i Berishes, SHBAS u krahasuan me Hitlerin, u krijua mendimi se Shqiperia do te jete nje dhome me gaz, ku do te mbytemi te gjithe, dhe ne parlament u pyet ” sa gram gaz ke porositur per femijet tane, zoti Rama”, pikerisht nga opozita…qe sot thote se jane proamerikane. Ne PD nuk ka proamerikane e anti, nuk ka njuerez me mendje te qete dhe te mosvarme, ka vetem vasale te nje te marri, qe, ate qe tote sot, nuk e thote neser, qe si nje serb i regjur ka pervetesuar aksiomen se ” shpif, shpif deri ne fund” , ose si thone vete ata” shpifja eshte veti nacionale serbe”.Nuk fituam, humbem, e paraqitem veten se nuk jemi ne gjendje te marrim asgje persiper, vec lutjes; se jemi vend i Natos per qoftet qe na jep ajo, por jo per te bere punen.po per ne, vllezerit tuaj, qe shpetuam nga SHBA, nuk menduat? Si doni Shqiperi etnike, kur gjysma e kombit tuaj eshte e lire ne saje te kesaj fuqie? Kush ju tha se do te kishte mijra te vrare, se shqiptaret do te futeshin ne nje kamp perqendrimi, se jeta do te mbaronte…kush e krijoi kete psikoze antikombetare…kush kerkoi te sillte kodin e vdekjes ne gjysmen e kombit. Mixha im, prej te cilit kam emerin, Azem Shkreli, do te thonte se “ashti im i perket kombit tim”…dhe tash nuk dihet se ashti i kujt jemi…
    Nuk fituam, humbem…
    Mos u gezoni para kohe, u sollem si deshtake…
    Mos e lajmeroni fitoren, bejuni tellall te deshtimit…
    rrini te qete ne mediokritetin tuaj, te tjeret ju perdoren…
    Kjo eshte epoka e perdaljes politike, e shperfytyrimit politik.
    Protestat do te mbahen mend se si mund te manipulohet me nje popull, pa e ditur as vete se cfare ndodh…

    Amerika nuk vret, amerikanet vriten per lirine…
    OKB nuk vret…ajo denon vrasesit…
    Populli edhe gabopn, kur i prijne genjeshtaret…
    Perfitimet ekonomike kesaj here vlere…humbi morali i nje populli te forte, qe di te marre vendime te medha, ne nje kohe te madhe.
    Mund te ishmi sot me aureolen e nje populli fisnik, u kthyem ne shtepi me cehren e gezuar te njeriut qe nuk e di se ku eshte gezimi.

    Nuk ishte fitore, ishte humbje.

  • E vertete z Shkreli, jemi nje popull qe nuk dime te marrim pergjegjesi mbi vete, qe edhe ne kete rast e genjyen, e perdoren, pamvaresisht se mostren Berisha dhe nenbishtin e tij Lulin i zbythen nga sheshin ndersa ato “zonjat” e PD-se me ne krye Zhozin dhe madam Mesilen cirreshin per gramet e gazit te bera gati per femijet. Turp. Ndersa Berisha nuk do kishte pyetur askend per demontimin, edhe do i kishte vrare protestuesit tek kryeministria sic beri ne 21 Janar bashke me Lulin qe i shkon si bisht nga mbrapa.

  • Me ishte krijuar ideja se shqiptaret qe rrojne perdite brenda kufijve te shqiperise ,me 1 mije halle kishin nevoje per lek se per mend ishin plot,Por me e keqja eshte se ketu mendimi i mirefillte kritik i individeve dhe i shoqerise eshte ne vdekje klinike.Jemi kthyer ne majmune qe na dirigjon sala me ekipin e anal isteve me profesion mesues gjuhe letersie se xhaxhit.

  • Tek ky vendim erdhem edhe si rezultat i shkeljes te vijes te kuqe,filimisht ne parlament e pastaj ne proteste.Qytetaret arriten ti largonin nga protesta,kryetari nuk ja arriti dot ti neutralizonte.
    Deputetet Dode,Bare,Blushi…etj, u bene dukshem por me finese mbeshtetes te nje vendimi qe ishte marre tashme por pritej certifikimi nga ana e KM.Per tu shqetesuar duhet te jemi per faktin :Ish-mazhoranca PD-LSI,dhe mazhoranca PS-LSI,qofte me projektin e plehrave,apo qofte me projektin e armeve e denon njehere PD,njehere PS,por dy here LSI.

  • Kjo fitore e protestuesve, sidomos perzenia e Berishes nga sheshi, me kujton nje histori te larget: Zbriti nje komit nga malet dhe shkoi ne shtepine e nje çifti kulufesh, dhe i merr te dy burre e grua, i fut ne dhomen e gjumit, ben nje rreth me kongjill ne dysheme dhe e kercenen burrin: futi kembet ketu e po levize e dole nje çike nga rrethi, t’i hodha trute ne ere. Edhe ti, ju kthye gruas, xhvishu shtrihu ne krevat dhe po e levize bythen, me keq se yt shoq do ta pesosh.
    Mbaroi pune me gruan komiti, u ngrit, u vesh e iku. U ngrit gruaja, u vesh avash avash dhe i thote burrit: po ti si s’levize fare po me le ne dore te komitit te bente ç’te donte. Si nuk leviza, sa here e nxorra une kemben nga rrethi dhe ai nuk pa gje fare, po ti si nuk kundershtove hiç. Ja kthen gruaja, edhe une, sa here e leviza bythen dhe ai nuk dalloi gje fare.
    Edhe Berisha kete pune beri, doli nga strofulla e tij e shkoi ne shesh, protestuesit e pane, e fershellyen, e perzune nga sheshi, dhe te gjithe u kenaqen dhe filluan komentet egzaltuese se si u largua me bisht ne shale. Ndersa Berisha duke ikur po mendonte: jo me bisht ne shale, por edhe me zvarritje do iki, por ama iki i gezuar, helmi qe kam hedhur ka zene vend.

  • sali kriminelit duhet tja njohesh meriten e marjes se vendimeve ne koke te tij decizionist,kurse edi rama u mor dy muaj me tratativa ne fillim u premtoi amerikanve po , ne fund u tha jo, joja do te kosto rende per vendin,po te qe sa-lehu as do pyeste fare ,me 71vota zgjodhi nishan handikapatin president,rilindasi edvin kristaq ska bythe ta fuse burg saliun , dhe lul shalengjiturin per gjithe ato krime e maskaralleqe qe bere kunder vendit dhe popullit .

  • Demontimi ishte i rrezikshem dhe shpetuam nga ai, ne nuk kemi ne radhe te pare infrastrukturen e nevojshme e edhe shume gjera te tjera. Te ishte me kaq fitime e merrte Turqia qe ka gjithe ate hapesire o truthare, madje ka edhe ligje te rrepta dhe i zbatojne. Po RusiA qe i ka prodhuar E KA HAPESIRA PA FUND. VERTET ESHTE VEND I PASUR, PO LEKUN E DUAN TE GJITHE. EDHE VENDET E MEDHA KANE HALLE.
    ANDEJ NGA BREGDET THONE: EKSIQ QOFTE DHE PERSHESHI, KUR MUA BUZA NUK ME QESHI. NE NUK NA DUHEN AVENTURAT, PO TE ULIM KOKEN TE PUNOJME, TE MBAJME PASTER Ambientin dhe te zbatojme ligjet. Nuk e prishim me Ameriken, ajo e di qe jemi vend me te drejta te barabarta dhe i dime e i gjykojme me mire kushtet tona. Do te na kuptoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *