Meta: LSI është e mesmja e artë

anazapta

Kreu i LSI-së ka udhëtuar drejt qarkut të Beratit, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me mbështetës të forcës së tij politike. Gjatë fjalës së tij para banorëve të Poliçanit, Meta u shpreh se Shqipëria duhet të ecë më shpjet drejt integrimit dhe çelësi për këtë, e mesmja e artë është vetë LSI-ja. Meta tha se nëpërmjet fuqizimit të LSI-së do të normalizohet Parlamenti dhe do të përmirësohet klima politike në vend, sepse LSI ka filozofinë e bashkëpunimit dhe jo të konfliktit. Sipas tij rezultati i jashtëzakonshëm më 23 qershor do të jetë një “ngjarje e sigurt”. Sipas kryetarit Meta, çdo votë për LSI-në është një investim për një Shqipëri më të mirë, për një Parlament më normal, për një klimë politikë sa më të mirë.

 

Share This Article
4 Comments
  • Meta ne moment depresioni te thelle. Nje 20 vjeç ne politike aktive eshte veçse nje i Ri i perdorur keq. Tani ka humbur rrugen, normale po te marresh keshilla nga Luan Pobrati, dhe me 2shishen e qumeshtit ne dore kerkon nje strehez te radhes. Po sa kohe mund ta shtyje keshtu?? ka shume kusure ne kurriz viktimat qe nga dheu kerkojne shpagim!

  • Nipi i Dritero Agollit ,gjysh ca eshte poli i qendres ?
    Driteroi ,po ja ke ti dy kembe ,te majten edhe te djathten ,ato qe jane ne mes te kembeve jane poli i qendres ,
    O gjysh ,po pse ritet poli i qendres kur shef ca filma ?
    Driteroi ,ik shejtan ,,

  • Çfare fytyre ka krimi?
    Njeri ka fytyren e Gjakatarit , Monstres, Barbarit, Primitivit, Genjeshtarit, Mashtrusit!
    Tjetri ka Fytyren e Kameleonit, Lamashit, Hajdutit me Cizme, me Zë e me Figurë…

  • LSI eshte partia me njerezit me te poshter qe ka njohur Historia e Shqiperise per demet qe i ka bere ketij populli me kryehajdutin kokelope qe sja vlen ti permendesh as emrin, se na ka turperuar edhe Skraparin tonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *