Kreu i LSI-së, Ilir Meta ështe duke u pyetur nga një panel gazetarësh në studion e gazetarit Sokol Balla në Top Channel.
Analisti Zaloshnja e ka pyetur Metën rreth mandateve çame brenda koalicionit të majtë. Meta ka deklaruar disa javë më parë se përfaqësuesja e re politike e komunitetit çam do jetë surpriza e 23 qershorit.
I pyetur rreth kësaj deklarate dhe peshës së mandateve came në koalicion, Meta u shpreh: “PDIU zgjodhi të qëndronte në koalicionin e Berishës, e drejta e saj. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me partinë Aleanca Popullore. Kam thënë që kjo parti do të jetë surpriza dhe i qëndroj. Këtë e tregoi edhe konventa që zhvilloi këto ditë. Pjesëmarrja e pazakontë tregoi se kanë një mbështetje të gjerë te votuesit. Çështjen çame e kam ngritur që kur isha kryeministër, madje edhe në takimet që kam pasur në Athinë. E kemi në programin e LSI. Unë besoj se zgjidhja e kësaj çështje i forcon marrëdhëniet me Greqinë”.
Sondazhet e fundit nxjerrin mandate çame në Fier e Vlorë. Kreu i AP-së, Dojaka ka theksuar se kjo force politike synon 4 mandate dhe do ndikoje harten elektorale ne qarqet me komunitet çam.

Politikanet per karriere apo ndonje post mundet edhe te genjejne,perdridhen…etj,por qe te percajne e dobesojne qendrimet kombetare nuk eshte e tolerueshme.