Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, deputetja znj. Monika Kryemadhi, Meta zhvilloi fillimisht një vizitë në Kishën Ortodokse Autoqefale.
Meta deklaroi se dashuria si besim është çelësi i përpjekjeve dhe sakrificave për një ndryshim që fillon nga vetja, nga familja dhe që shkon tek e gjithë shoqëria.
“Urime të gjithë besimtarëve të krishterë, urime të gjithë qytetarëve tanë për Krishtlindjet. Lindja e Krishtit është edhe vetë lindja e shembullit se nuk është fuqia si imponim, por është dashuria si besim çelësi i përpjekjeve, sakrificave te të gjithë ne për ndryshim, për një ndryshim që fillon nga vetja, nga familja dhe që shkon tek e gjithë shoqëria, një ndryshim për botën tonë të vogël dhe për botën tonë të madhe në emër të dashurisë dhe të respektit ndaj Zotit”,tha Meta.
I pyetur nga mediat se cili do të jetë mesazhi për klasën politike në vend, Meta tha se “padyshim ndryshimi që vjen nga besimi te dashuria”.
Kryetari i Kuvendit ftoi të gjithë qytetarët për të punuar bashkërisht për të bërë ato ndryshime të cilat e bëjnë vendin dhe shoqërinë tonë më të drejtë, më solidare dhe më të begatë.
“Pa asnjë diskutim besoj se viti që vjen do të jetë një vit më i mbarë dhe të gjithë së bashku le të punojmë dhe le të përpiqemi për të bërë ato ndryshime të cilat e bëjnë vendin tonë, e bëjnë shoqërinë tonë më të drejtë, më solidare dhe më të begatë”, tha Meta. /Dita/

O Meta , Ai qe po takon eshte Grek ,Do greqizimin e Shqiperise,AI PO TALL bythen me Shqiptaret , ka 20 e ca vjet ,si sju vjen turp qe vini ma takoni ,
Nje mbeshtetje nga Janullatosi tani me reformen e drejtesise i duhet Metes me shume se kurre.
Mbeshtetja e kishes greke nuk para shkon me te miren e Shqiperise o skraparlli.
Une jetoj ne Gjermani , kam jetuar edhe ne France, por nuk kam pare kryetare qeverie a shteti, a politikane me te ulet te vene te falen te prifterinjte. Kjo eshte pamje nga filmi i ri “Meta ne boten e cudirave).
Ta bente per besimin te zoti (qe nuk ekziston) do ta besoja, por e di qe e ben vetem per ate karrike te ndotur per 25 vjet me radhe.
O ZOTI META !
ME SHERBIMET QE TI SI POLITIKAN PERVERS , I KE BERE ATHINES, GJENERAL
JANULLA ESHTE GATI TE TE PERQAFOJE E TE TE PUTHE,E JO VETEM TE TE
SHTRENGOJE TE DYJA DUART . NUK ESHTE SHAKA, TE SHKEPUTESH NGA VENDI
ME QINDRA Km.2 DET DHE T’IA FALESH TJETRIT ( TI ME SALINE ),SIKUR TA KETE
PJELLE JOT EME .
POLITIKANE IDJOTER TE PA SKRUPULL, ME VULEN E TRADHETISE KOMBETARE
NE BALLE . JA PSE IU URREN POPULLI JU SHUSHUNJAVE POLITIKE .
KUSH ESHTE HAJDUT DHE PERMEND ZOTIN SIMBAS ‘KOMANDAMENTIT TE DYTE’ ZOTI E DENON SI DUKET AS META E AS PRIFTI NUK BESOJNE NE ZOT.