“Shembull për të gjithë”, Meta dekoron me titullin ‘Mjeshtër i Madh’ dy futbollistët

Elena Tase

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me Titullin “Mjeshtër i Madh”, dy futbollistët, vëllezërit Shyqyri dhe Haxhi Ballgjini. Vëllezërit Ballgjini kanë dhënë kontribut në futbollin shqiptarë, teksa gjatë karrierës së tyre kanë veshur fanellën e Durrësit, Dinamos, Partizanin dhe Kombëtares sonë.

Në një reagim në rrjetet sociale, teksa ka postuar foto duke bërë simbolin e shqiponjës, kreu i shteti vlerëson kontributin e dhënë në fushën e blertë, duke i cilësuar ata si model frymëzimi për brezat e rinj.

“Për kontributet e tyre të çmuara dhe rezultatet e shkëlqyera, të arritura në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlera të larta të sportistëve model e duke u shndërruar në shembuj frymëzimi për brezat e rinj, pata sot kënaqësinë e veçantë të vlerësoja me Titullin “Mjeshtër i Madh”, dy futbollistë të spikatur, vëllezërit Shyqyri dhe Haxhi Ballgjini. Dy Ballgjinë për Shqipërinë, të cilët i kanë dhënë gjithçka futbollit tonë kombëtar, krenari për Durrësin, Dinamon, Partizanin dhe Kombëtaren tonë, model në fushën e blertë dhe jashtë saj”, shkruan Meta.

e.t./dita 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *