Meta dekreton ambasadorin e ri të Shqipërisë në Turqi

Ornela

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Kastriot Robo, si ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, pas lirimit nga kjo detyrë të Gent Gazhelit.

Kastriot Robo është një diplomat karriere prej më shumë se 30 vitesh. Ai ka shërbyer si ambasador në Greqi, në Mbretërinë e Bashkuar, në Spanjë e në Danimarkë.

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Z. Kastriot Robo, emërohet ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Republikën e Gjeorgjisë, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11357
Tiranë, më 19.11.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Share This Article
6 Comments
    • hahahah
      gjithnjë atë që na i ka qefi ne!?
      mos harro se nuk ishte vetëm gjergji kastriot,or taj!
      ishte dhe hamzai!!
      prandaj mos e merr me kaq gëzim!!

  • GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU vdiq si burre shteti, si ushtarak i madh, politikan, diplomat i jashtezkonshem dhe poliglot qe skerbythi sulltanet e Turqise dhe i hengren mune.
    Kurse i nipi i tij me nene turqelleshe me mender emrin HAMZA e tradhetoj duke shkuar tek sulltani e luftoj xhajen e vet dhe si perfundim deshtoj duke i hengren mune dhe perfundoj lipes rrugesh te Stambollit. Keshtu e shperbleu baba Sulltani.
    Sulltanet te gjithe atyre qe nuk i pelqenin ja kerkonte koken ne tepsi si Ali Pashe Tepelenes, kurse GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT i rrunte bithen me qejf.
    Heroi i jone i Madh SKENDERBEU ne çdo lufte qe bente me Turqit dhe ne Itali i ka fituar te gjitha me nje ushtri te vogel. Turqit per SKENDERBEUN jane legena ne te gjitha drejtimet sepse perpara tij nuk ishin burra por langaraqe. Tung.

  • Kujtova se mos kishte dekretuar Shezai Rrokajn ,se i duhej nje dore e forte atje , per shitjen e droges !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *