Gazmend Barbullushi do të jetë ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, dhe jo rezident në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë dhe në Principatën e Andorrës.
Dekreti është firmosur sot nga presidenti i vendit, Ilir Meta, i cili e ka zyrtarizuar Barbullushin, në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në këto vende.
D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
- Gazmend Barbullushi, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë si edhe në Principatën e Andorrës, jorezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
***
o.j/dita
