Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dekretuar sot 4 ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Kështu Anila Denaj, dekretohet në vend të Arben Ahmetajt si ministre e Financave dhe e Ekonomisë, Besa Shahini, ministre e Arsimit në vend të Lindita Nikollit, Belinda Balluku dekretohet si ministre Infrastrukture në vend të Damian Gjiknurit dhe Elva Margariti, ministre e Kulturës në vend të Mirela Kumbaros.
Tashmë i vetmi post që pret ende dekretimin e Presidentit është ai i Ministrit të Jashtëm. Meta nuk e ka dekretuar ende propozimin e kryeministrit Rama për shkarkimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe emërimin në vend të tij të Gent Cakajt.
Kreu i shtetit tha më herët këtë të mërkurë se do të flasë me dekret brenda afateve të përcaktuara në ligjin themeltar të shtetit, ndërkohë që sqaroi se ishte në pritje të përgjigjeve që do të vinin nga institucionet të cilave Presidenca u është drejtuar për verifikim.
v.l/ Dita
Vellezerit Blus qe kan rrjepur shqiptaret
Meta ketu ka te drejte.
Shkarkimi i Bushatit ishte nje gabim shume i madh nga Rama
PO rri o “dulla” se nuk ka njeri te pazevendesueshem sot! Ja, a mund ta zevendesojme presidentin brenda 24 oreve? Me kujtohet para ca viteve qe shteti Belgjikes ngeli pa qeveri per afro tre vjet dhe puna shkonte shume here me mire se me qeveri. Rendesi sot ka sistemi gjyqesor dhe administrata.Keto jane cic-micet e Ilirit per hallin qe ka dhe i mban ne kurriz akoma populli i drejte se ka dhe popull ne Shqiperi qe duan rremuje si i shikojme perdite.