Presidenti Ilir Meta dekreton nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj.
Njoftimi është bërë sot në faqen zyrtare të Presidencës.
Në këtë mënyrë, Meta i hap rrugë edhe dekretimit të Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme, pasi disa ditë më parë kreu i shtetit deklaroi se një ndër arsyet e refuzimit ishte për faktin se një ushtarak aktiv nuk mund të bëhet ministër.
Sot është afati i fundit për dekretimin e Sandër Lleshajt si Ministër i Brendshëm nga ana e presidentit Ilir Meta.
DEKRET
PËR
NXJERRJEN NË LIRIM TË OFICERIT ME GRADË MADHORE
Në mbështetje të nenit 93, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, shkronja “g”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 26 pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes nr. 8210/1 prot., datë 15.11.2018,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshaj, nxirret në lirim.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 10955
Tiranë, më 16.11.2018

Nuk e kuptoj, minister qe edhe flamur noka dhe nardi ndoka, po gjeneral mezi behesh e numerohen me gishtat e dores.cmenduri per te qene njecik minister.
Minister qe edhe Tahorri, Beqaj, minister eshte edhe Ahmetaj. E shikon se cfare nuk beni ju ushtaraket per ti sherbyer nje cike partise dhe udheheqesit. Pastaj ti mos u anko se ne kohene kumandarit ju spiunonit e vrisnit njeri tjetrin o mavri.
Ja nje krye SKANDAL me permasa boterore!
Dekreti i Metes eshte i njejte me dekretin e Nishanit,me nje ndryshim se Nishani e nxorri ne “REZERVE”,ndersa Meta e nxorri ne :LIRIM”!
Por qew te dy nuk ia hoqen graden e gjeneralit!
Sa i perket pretendimit donkishotesk se Lleshi na paska qene gjeneral AKTIV,kjo u takon komedianeve te shkruajne dhe te vene ne skene komedine me fame boterore me titull “Une ZOT ,ti ZOT po gomarin kush e kullot”?
U rekomandoj presidenteve,kryeministrave dhe te tjhereve ne poste vendimarrese,qe para se te pranojne detyrat politike dhe shteterore,te mesojne gjuhen shqipe!
Gjithashtu kjo vlen edhe per keshilltaret e tyre JURIDIKE ( une gjithmone kam thene se ne PS kurre nuk ka patur juriste te zote ,por hyzmeqare),qe ne kete rast jane treguar me te pa afte se SHVEJKU,duke futur ne qorrsokat nje shtet te tere!
Jo po AKTIV,jo po LIRIM jo po REZERVE etj!
Gomar ti gomar ai qe te vuni sot a neser valon DRUNI!
Peza,
Keta e kane sosur me ba rezil shtetin e tyre,prej km tek presidentit duke kaluar tek gjenerali qe dergon ne gjyq shtetin e vete e nuk pranon urdherat qe e hoqen prej gjeneral ktiv nje here po kerkon ma vone ta ‘cdekretojne’
Albanistaneze se shqiptare kur jo…