Meta dhe Rama-dashuri dhe urrejtje në kohë të kolerës!

J L

Meta me Edvinin,

kanë qenë të lidhur dhe të zgjidhur,

nga dashuria më e zjarrtë,

gjer tek urrejtja më e hidhur!

 

Në njëzet vitet e fundit,

të gjitha stinët e mardhënies i kanë kaluar,

që nga flladet pranverore,

gjer tek dimri më i egërsuar!

 

Me kohë ka ikur koha e Një Prillit,

periudha e dashurisë së zjarrtë,

dhe në këtë mesvjeshte,

janë në temperaturën më të acartë!

 

Tani dhe kur ishin më të rinj,

i kanë nxjerrë themelet zullumit,

kështu zihen rëndom,

dy arixhinj në breg të lumit!

 

Meta duket më luftarak,

dhe mendon se populli e dashuron,

ndaj në emër të popullit,

Ramën gjithmonë kërcënon!

 

Ju i keni dëgjuar polemikat,

përsëritja e tyre s’ja vlen,

gjuhët i mprehin si thikat,

dhe s’dimë më shumë kush gënjen!

 

I kemi dy elefantë të mëdhenj,

gjithnjë për pushtet të uritur,

kuptohet që s’janë aspak budallenj,

po në popull janë të neveritur!

 

Metës s’i takon ky pozicion,

pushteti i tij s’ka lidhje me asnjë pushtet,

po meqë Luli me Monën stonon,

Meta dyfekun e ka marrë vetë!

 

Tani ai po bën punën e opozitarit,

punë që aspak s’i takon,

po kurrë nuk është në rolin e hysmeqarit,

se vetëm për majat synon!

 

Po Meta në fakt është në majë,

ndaj tjetër hall tani do të ketë,

ka frikë se Rama do mbajë,

qeverinë dhe Mandatin e Tretë!

 

Ndaj ka filluar sulmin opozitar,

ndaj të gjithë luftën po e bën vetë,

se dhe Meta i humbet të gjitha,

nëse Rama merr Mandat të Tretë!

 

Rama në duel është më i tërhequr,

me ndonjë batutë e ka kaluar,

fjala vjen kur thotë-se nga halli,

zgjodha një President të shkalluar!

 

Kaq ka mjaftuar që Meta,

me të gjithë arsenalin të hidhet në betejë,

tani po sulmon me raketa,

e nesër nuk e dimë ç’armë do të gjejë!

 

A.DUKA

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *