Vendi sot po vuan,
pasojat e tërmetit,
po tani u shpik,
dhe “Grushti i Shtetit!”
Hapa shpejt fjalorin,
dhe shprehjen e gjeta,
por s’di në ç’fjalor,
e ka gjetur Meta?!
Gjer tani ka ngritur,
një stuhi në gotë,
ndonjë gjë më tepër,
duhet të na thotë!
Të thotë ç’i tha Lulit,
dje kur u takua,
dhe përse aq shumë,
Luli u shokua?!
Rama nëpër Botë,
kërkon donancione,
këta po na flasin,
për revolucione!
Kjo nuk është çudi,
dhe as herë e parë,
Meta shpesh është shfaqur,
si revolucionar!
Tani po të doni,
qeshni edhe qani,
se grushtin e shtetit,
do ta bëjë Dvorani!
Luli luftëtari,
zëmër i dha Metës,
dhe mblodhi më pas,
antarët e çetës!
Pastaj i tha Ramës,
doni-apo s’doni,
këtu me patjetër,
do ndodhë rotacioni!
Dhe për ta ndaluar,
nuk ka forcë në Botë.
Po rrota tek ty,
nuk bie-o rrotë!
Rrota taksative,
s’është në të vërtetë,
se mund të marrë Rama,
një mandat të tretë!
Dhe kjo mund të jetë,
me pranë të vërtetës,
ndaj ndodhin çudira,
në kokën e Metës!
Ja kuptoj në ajër,
idenë Presidentit,
do të ngrejë Sovranin,
kundër Parlamentit!
Për këtë punon,
dhe s’ka diskutim,
përplasjen civile,
e ka një fiksim!
Meta turfullon,
ka inat të madh,
dhe i duket lufta,
si buka me djathë!
Avash Jupiter,
mos nis bubullima,
thosh Ali Pashai:
“Ka dava Janina!”
Mbahu dhe ti Lul,
jo kaq i tërbuar,
Ramën Njëmijë herë,
a s’e ke rrëzuar?!
A s’e ke rrëzuar,
veç teorikisht,
se dot s’i ke hequr,
një qime në bisht!
Ti as Parlamentin,
nuk e njeh-o Lul,
dhe gjithë vendimet,
ja quan një nul!
Nëse nuk e njeh,
o Shtëpi Qendrore,
kush do ta votojë,
Reformën Zgjedhore?!
A.DUKA

Të lumtë Arben Duka!
Meta revolucioni, Luli rrotacioni,
…dhe pastaj Ben Duka torollaku,
qe per Ramen vdes nga meraku!
Eshte interesante të vihet re se PD-ja kerkoi sot qe Vettingu të filloje të veproje pas zgjedhjeve tê ardhshme! Kjo deshmon qarte friken qe ata kane nga drejtesia e re dhe thirrjet per revolucion nga Floriri i Vogel.
O Duka ore je në këtë dynja ti apo ke ikur nga Shqiperia
Nuk gjykohen keto pune me folklorizma ku na dilka qe vetem Rama paska te drejte gjithmone.
Hajde gazetar hajde
Doni apo sdoni Rama eshte i pari ,hakun mos ja hani .Te lumte pena Arben Duka,per keto vargje te bukura,Rama eshte per paqen ,asnjehere se ka permendur fjalen .Vetem opozita e bashkuar e ka mendjen per lufte protesta teroriste te udhehequra ILIR MONIKA META.
Ashtu sic i ke quajtur o i nderuari Arben ,Qeneria po mundohet te destabilizoje vendin per te sabotuar Reformes e Drejtesise nga e cila po cmenden nga frika se e dine shume mire qe e kane rrjepur kete popull per tre dekada, prandaj dhe populli i urren dhe mezi pret ti shohe ne burg keta hajdute me cizme.Rama ka perkrahjen e popullit dhe te Perendimit ,si gjithmone e reja triumfon mbi te vjetren.
Shumë cekët poeti
Janë pak më ndryshe këto punë
Nuk zgjidhen të gjitha me folkloristikë