“Qeverisja me Edi Ramën po ecën mjaft mirë, me angazhim dhe përkushtim për zgjidhjen e problemeve të akumuluara”, deklaroi mbrëmjen e djeshme Kryetari i Kuvendit, njëherësh edhe Lideri i LSI-së, Ilir Meta. Gjatë emisionit televiziv Opinion, Meta pohoi se “është një qeverisje e vështirë për shkak të problemeve të akumuluara, për shkak të problemeve ekonomike dhe financiare sikurse edhe me drejtësinë dhe funksionimin e tij”. Por, shtoi Meta, ka shumë përkushtim, energji dhe vendosmëri për t’i vënë ato në rrugën e zgjidhjes. Kjo është një ecuri mjaft pozitive dhe solide. Lidhur me qëndrimin e sotëm të opozitës, Kryeparlamentari e cilësoi propagandë destruktive.”
Si shpjegohet që tërhiqen dy kandidate femra njëra pas tjetrës, zoti Meta?
Kjo është një zgjedhje e tyre dhe e PS-së.
E lirë, apo nën presion?
Po më vjen shumë keq që ma bëni mua këtë pyetje. Unë përgjigjen time e dhashë. Edhe përgjigja e zonjës Kodheli është e regjistruar dhe mund ta jepni më vonë.
A keni ju dijeni për një presion ndaj këtyre kandidateve për deputete?
Unë nuk kam asnjë dijeni për presion ndaj asnjë kandidateje apo kandidati për deputet.
Meqenëse për dy kandidatet e PS-së nuk doni të flisni, përse është tërhequr kandidatja për deputete e LSI-së, Silvana Maksuti?
Mund t’ju jap një sqarim, i cili ka të bëjë me faktin se LSI-ja në qarkun e Durrësit fitoi një mandat deputeti dhe në krye të listës ishte zoti Lefter Koka, së bashku me zotin Edmond Panariti, i cili gjithashtu është ministër dhe të dy, për arsye të mospajtimit të mandatit të ministrit me atë të deputetit, një normë e vendosur nga ky koalicion, nuk mund të vazhdonin më për të ushtruar këtë funksion dhe ka qenë një vendim i vetë ekipit dhe i vetë skuadrës sepse kanë qenë 13 kandidatë, të cilët kanë qenë në listën e LSI-së për qarkun e Durrësit. Për shkak edhe të rezultateve të arritura, ku rreth i Krujës në qarkun e Durrësit rezultoi si rrethi më në vështirësi jo vetë në atë qark, por në gjithë Shqipërinë, pra si i vetmi rreth, ku LSI-ja nuk pati rritje, për arsye të vetë punës sonë në të kaluarën, kanë vlerësuar që edhe për këtë arsye, këtë mandat përfaqësimi ta marrë kandidati i tretë që ishte në listën për deputet të qarkut të Durrësit, i cili është nga Kruja dhe është figurë e njohur në rrethin e Krujës, zoti Bujar Derveni. Kjo është një zgjidhje e tyre dhe unë e respektoj.
Një zgjidhje e tyre, ku zonjat që nuk kanë plotësuar kuotë 30 %, sipas ligjit, largohen brenda një dite për t’u futur tre burra?
Së pari, kjo është propagandë. Dhe kjo propagandë nuk i shkon Partisë Demokratike dhe nuk i shkon zotit Berisha, i cili në 8 vjet qeveri pati vetëm një ministre grua.
Gabim ka bërë, por kjo nuk do të thotë që gabimet duhen përsëritur.
Nuk them se gabimet duhen përsëritur. Përkundrazi. Kam thënë gjithmonë se duhet të mësojmë nga gabimet e njëri-tjetrit, por mënyra e reagimit të zotit Berisha sot në Kuvend për këtë çështje ishte tepër destruktive dhe e pasinqertë, sepse kjo maxhorancë ka rritur si asnjë tjetër përfaqësimin e grave edhe në Kuvend edhe në qeverisje. Të mos harrojmë se kemi 6 ministre dhe në krye të shume institucioneve të rëndësishme ka zonja, për të cilat zoti Berisha nuk lë rast pa i denigruar gratë dhe vajzat e reja. Sa i takon LSI-së, mund të them me bindje të plotë se për herë të parë ne kemi këtë… Përfaqësim të konsiderueshëm dhe në rast se nga zgjedhjet e 23 qershorit ne patëm dy deputete, të cilat fituan në listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, sot, për shkak të ndarjes së mandateve të ministrave me deputetë, ne kemi katër deputete dhe do të përpiqemi për ta rritur më tej përfaqësimin e tyre, por askush nuk mund të gjykojë vendimet individuale dhe njëkohësisht edhe zgjidhjet që bëjnë forcat e caktuara politike.
Gjykimi vjen, zoti Meta, nëse vendimi i këtyre zonjave është marrë nën presion, siç ka deklaruar shtypi gjatë këtyre ditëve dhe rrjetet sociale, që kanë postuar dhe kanë folur madje për pengmarrje dhe, e dyta, kam dëgjuar sot deputeten e Partisë Demokratike, që është kryetare e Aleancës së Grave, zonjën Mesila Doda, e cila është shprehur që në këtë parlament nuk mund të ketë vend edhe për ne, edhe për banditët. Si Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë a keni dijeni dhe a ka njerëz problematikë dhe me precedentë në Parlamentin e Shqipërisë?
Këtë duhet ta dijë më mirë zoti Berisha, sepse ai ka qenë edhe Kryeministër gjatë 8 vjetëve dhe ka pasur më shumë informacion, por nuk është detyra ime të bëjë hetime për deputetët. Në rast se prokuroria ka shqetësime për deputetët, unë jam i gatshëm të vë në lëvizje të gjitha procedurat parlamentare. Gjithashtu, nëse zoti Berisha ose çdo deputet tjetër kanë informacione për njëri-tjetrin, t’i çojnë në prokurori. Ky është qëndrimi im.
A keni dijeni se sa për qind e deputetëve të parlamentit shqiptar kanë diplomë të shkollës së lartë?
Nuk kam ndonjë dijeni për këtë çështje. CV-të e të gjithë deputetëve janë publike. Në rast se keni ndonjë pyetje konkrete, mund t’ua drejtoni deputetëve konkretë.
Pasi kishin hyrë persona të paautorizuar dhe ishte bllokuar serveri. Ata kishin kërkuar kopjimin e të gjitha të dhënave.
Ju mund të bëni emision dhe të thërrisni zotin Braho, ai çantën me vete e ka, është mjeshtër për punët e videove.
Vazhdon akoma ta ketë atë çantë?
Ka edhe një çantë tjetër. E kam fjalën, për të qenë më seriozë me qytetarët që na ndjekin se kjo nuk është një çështje e cila lë dhe do të lërë vend për spekulime, pavarësisht nga përpjekjet, të cilat, për mua, vijnë më shumë nga paniku. Pse e them këtë gjë? Sepse çdo ndërhyrje që bëhet, këtë duhet të dijë ish-drejtori i IT-së që del në konferencë shtypi, duhet ta dijë çdo zotëri tjetër, lë gjurmë dhe çdo gjurmë rikuperohet. Kështu që nuk ka asnjë gjë të pamenaxhueshme në këtë çështje. Zoti Braho ka dhënë sqarimin e tij, ndërkohë që nuk ka pasur ndonjë zbulim të madh, sepse zoti Braho më ka vënë edhe mua në dijeni si kryetar Kuvendi për dijenitë që ai ka pasur për rastin konkret, në cilësinë e tij si kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, me anë të një shkrese zyrtare prej shumë kohësh. Një shkresë të tillë ia ka bërë edhe Kryeministrit, zotit Rama, duke kërkuar një vëmendje të veçantë dhe ekspertizë ndërkombëtare për këtë çështje, ku sipas tij, nuk mund të komentoj ato informacione dhe të dhëna që ai ka, rezulton një problem i madh.
Ka folur për komplot financiar të ish-Kryeministrit Berisha. Çfarë do të thotë komplot financiar?
Pyesni zotin Braho. Nuk jam zëdhënësi i zotit Braho.
Jeni kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Kryetar i Kuvendit dhe nëse do të kishte një komplot financiar të këtyre përmasave, ju duhet të kishit dijeni.
Zoti Braho, ka qenë atje si kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.
Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, zoti Flamur Noka, deklaron se nuk ka një vendim të Komisionit të Sigurisë për të shkuar zoti Braho atje.
Nuk quhet ajo që ka thënë Flamuri.
Nuk flet dot per z.Braho, pasi ai ka qene avokti i videos se tij.
“Nuk quhet ajo që ka thënë Flamuri.”
Vetem per kte fraze ,ne cdo shtet ligjor do ishe kryqezuar ,nga media ,nga populli dhe cdo sistem juridik .
Vetem ktu ne kte shtet bananesh dhe ngrenes farash ,kto media cinike dhe demagoge ,hapin artikujt me fjalet “E verteta e Metes ”
“Ju mund të bëni emision dhe të thërrisni zotin Braho, ai çantën me vete e ka, është mjeshtër për punët e videove.”
PIKERISHT PER KTE ,EUROPA TE THYEU HUNDET ,
DERR I FELLIQUR ,KUJTO DHE FUNDIN ,QE KANE PASUR ATA SI TY !
A do ti kishte shpetuar vellezerit hebrej ky sistem ngjalash qe premton nje te ardhme te lumtur per atdheun tim qe e dashuroj ne menyre te perveluar?
“Ti Shqiperi me jep nder…”.
Si do te jete jeta ime diten qe mund ti lejoj vetes te uleras thellesisht i mallengjyer: “ti (vella) shqiptar me jep nder…”?
SALA E LAKENJTE E TIJ I FUSIN HUNDET NE VENDIN E GABUAR(KUPTOHET SE KU)
mbreme duhet te kem qene i semure me temperature te larte qe arrita ta ndjek deri ne fund intervisten e tij. me dukej mua apo kerkonte te na tregonte se ishte bere: PAQEDASHES, MIKDASHES, SHOKDASHES DHE POPULLDASHES?
paskam qene shume semure ose ky i paska bere lavazh trurit ne Viene.
cifti me keqdashes, me ziliqar, me negativ jana ata te dy!
Partia e tij eshte me keq se e Mao Ce Dunit, ky kryeson ky me ceten e hajduteve dhe memeceve.
Gjithe populli i indinjuar nga videoja priste burgosjen ,zoteria na behet Kryetar!!!!!!