Ilir Meta, i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Beratit, Nasip Naço, si dhe kryetari i Bashkisë së Çorovodës, Nesim Spahiu, ka marrë pjesë sot në shpalljen e nismës “Çorovoda, qyteti më i pastër”. Në një aktivitet të zhvilluar në pallatin e kulturës të këtij qyteti z. Meta përshëndeti nismën e Bashkisë së Çorovodës, një nismë e cila sipas tij është shumë kuptimplotë, një nismë shumë e mençur dhe me vizion për të ardhmen e këtij qyteti dhe të gjithë komunitetit, nismën “Çorovoda, qyteti më i pastër”. “Nuk mund të kishte nismë më të bukur dhe më domethënëse për të sotmen dhe për të ardhmen e këtij qyteti dhe të këtij komuniteti”, tha z. Meta.
Duke folur për investimin shumë të rëndësishëm që pritet të përfundojë në muajt në vazhdim, rruga që të çon tek kanionet e Osumit, z. Meta tha se kjo rrugë do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për shndërrimin e Çorovodës në një qendër të rëndësishme turistike. “Ne tashmë jemi dëshmitarë të faktit që rruga e cila na çon tek kanionet e mrekullueshme të Osumit është drejt përfundimit dhe brenda pak muajsh ajo do të inaugurohet, një rrugë e re, e standardeve evropiane nga Çorovoda deri në fund të kanioneve. Kjo rruga natyrisht do të vazhdojë për në Përmet. Kjo rrugë e re është jo vetëm një mundësi e shkëlqyer por është edhe një sfidë e madhe për të gjithë banorët e këtij qyteti dhe të gjithë komunitetit sepse unë jam i bindur që ajo do të rrisë në mënyrë të menjëhershme numrin e vizitorëve, numrin e turistëve, numrin e të gjithë atyre që janë të pasionuar pas natyrës, pas kanioneve, dhe natyrisht edhe pas sportit nga më të ri të ushtruar tashmë në Shqipëri, falë kanioneve të Osumit, atij të Raftingut.
Ndaj është e domosdoshme që ky qytet, ky komunitetit, të përgatitet për këtë etapë të re, e cila do të shndërrojë Çorovodën në një qendër të rëndësishme turistike”, u shpreh Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Ai tha se natyra e ka vendosur Çorovodën në një situatë mjaft të lakmueshme, e rrethuar nga malet, nga kodrat dhe nga lumenjtë e kulluar të maleve të Skraparit.
“Është e rëndësishme që ne t’i përgjigjemi të gjithë kësaj iniciative të Bashkisë së Çorovodës, në mënyrë që Çorovoda të jetë qyteti më i pastër, në mënyrë që Çorovoda të jetë qyteti më i gjelbër, në mënyrë që të realizojë çdo ditë një masterplan që do të transformojë krejtësisht këtë qytet brenda 4-5 viteve të ardhshme për të bërë një nga qytetet më të dëshiruara turistike në vendin tonë, për ta bërë një nga qytetet më mikpritëse, ashtu sikurse është në traditën historike të skraparllinjve. Për ta bërë një nga qytetet më atraktive, në mënyrë që të gjitha këto resurse dhe mundësi të investohen për të mirën e këtij komuniteti, për të ardhmen e fëmijëve tuaj”, tha z. Meta.
Duke përfunduar Lideri i LSI-së tha se “ne të gjithë së bashku do të bëjmë më të mirën që të gjithë djemtë dhe vajzat e mrekullueshëm të këtij vendi kudo që janë të ndihen pjesë e këtij komuniteti dhe të përfshihen duke kontribuar në këtë iniciativë të jashtëzakonshme dhe kuptimplotë. Jam i bindur se Çorovoda do të jetë qyteti më i pastër, jo vetëm në Shqipëri, por do të jetë një shembull kudo, sepse pastërtia buron nga vetë shpirti i skraparllinjve”.
Kreu i LSI-së Ilir Meta në prag të zgjedhjeve elektorale të 23 qershorit vlerëson se është ende herët të flitet për koalicione zgjedhore, duke sqaruar se qytetarët nuk votojnë koalicionin por forcën politike.
“LSI është forcë konstruktive që punon për stabilitetin dhe integrimin. LSI ka filozofinë e bashkëpunimit dhe jo të konfliktit. LSI kërkon të përmirësojë qeverisjen”, shprehet Meta.
Nga Berati ku zhvilloi takimin elektoral të radhës, Meta në një prononcim për News24 shprehet i bindur për fitoren e LSI në këtë qytet, teksa shton se rezultati do jetë pozitiv dhe më i mirë nga të gjitha zgjedhjet.
O I SHKRETI KOKE MADHE MENDON SE DO FITOJE VOTA NE BERAT DHE SHPREH BINDJEN,PER FITORE.ESHTE SHPEJTE PER TE FOLUR PER KOALICION,POR MOS MENDO SE DO BEJE KOALICION PS ME TY.ESHTE THENE NGA RAMA SE NE BEJME KOALICJON ME KEDO QE ESHTE PER RREZIMIN E SALIUT.PO U BE KY KOALICJON TANI PER TE KALUAR NE QEVERI TEKNIKE ,E PO DO PRANOHET NGA PS ,NE TE KUNDERT RAMA TA BEJE MIRE HESAP SE KY POPULL PER NJE PLESHTE DJEG JORGANIN DHE TA MBAJE MEND SE NE SE BENE KOALICJON ME LESHE LINE AHERE RAMA ESHTE ME I LIGE SE BERISHA,AHER POPULLI DO THOTE M…PER M…. PO MBAJME KETE QE KEMI
ELAMI
Ilirit te Mete ka kohe qe nuk nuk po i punon kaplloqja nuk i punojne te gjitha kandelet, i bejne skopjo.Populli po merr ushqime me liste , ai mbeshtet nisma si ne kohen e diktatures , per te pastruar rrugicat e per t’i luer me gelqere. Per koalicionet eshte ende heret, pra do te shikoj nga ajo ane ku do te kaloj ballaca e Ai pasta te vij me Garuzhde per te perzje Corben e per te Vjedhur si profesionist qe e beri Saliu.Dikur Sala i thoshte o ILIR Floriri, ku e cove floririn e vjedhur ne Krrabe, pastaj me vone i puqen pipezat dhe ndane zonat e vjedhjes si Parti Sh.A. qe jane te dyja.