Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian ndodhet për një vizitë disaditore në Tiranë, ku sot ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.
Gjatë bisedës, Meta ka deklaruar se duhet të përfundojë sa më shpejt procesi i dekriminalizimit, “për t’i hapur rrugë fokusimit të plotë në reformën e sistemit të drejtësisë, procesi i cili kërkon gjithëpërfshirje dhe qëndrueshmëri”.
Në të dy proceset-u shpreh z. Meta-ne vlerësojmë kontributin dhe opinionet e Komisionit të Venecias. Raportuesi Fleckenstein u shpreh se Parlamenti Evropian e vlerëson progresin e Shqipërisë dhe mbetet në pritje të Progres Raportit të Komisionit Evropian.
Ai theksoi se raporti pritet të japë vlerësime dhe rekomandime për hapat e mëtejshëm,
ku thelbësore do të jetë reforma në drejtësi, pa të cilën nuk mund të ketë progres të vendit.
Në përfundim, Meta nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë do vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Parlamentin Evropian në mbështetje të dialogut konstruktiv politik në vend dhe në nxitje të reformave kyçe që nevojiten për forcimin e shtetit ligjor dhe për mirëqeverisjen ekonomike. /Dita/

ATO MUND FARE MIRE TE SHKOJNE PARALELISHT ME NJERA TJETREN.
ESHTE NAIVITET TE BESOJME SE ILIR META DO TE LEJOJE (PER AQ SA KA NE DORE BEHET FJALE), TE NDERTOHET NJE GJYQESOR I PAVARUR, I CILI QE TE JETE VERTET I TILLE DUHET NE RRADHE TE PARE TE DENOJE ILIR METEN DHE SALI BISHEN.
BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
DHE SEKUESTRIM PASURIE
PER ILIR METEN DHE GJITHE LSI.
SHQIPTARE TE KUDONDODHUR, ZGJOHUNI NGA LETARGJIA 68 VJECARE.
Shtetin ligjor, drejtesine dhe te inkriminuarit, i normalizon vetem shumica e shqiptareve me protesta ne bulevardin e kryeqytetit,ndryshe ngelem skllever tere jeten,te palopolitikaneve neper kolltuket e atdheut.